• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon arrestimin dhe kontrollin e banesës së Saimir Tahirit

Arkiva, Kryesore



Ashtu sikurse thuhej prej dy ditësh që kur Llalla rrefuzoi të priste në takim ish ministrin e brendëshëm, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit, Saimir Tahiri. Në letrën që prokurorët i kanë dërguar kuvendit thuhet: “në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal. Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë”.

Bën përshtypje fakti se në të njëjtin tekst kërkohet edhe kontrolli i banesës së ish ministrit.

“Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri”.

Gjithëashtu dje Tahirit dhe disa ish djrejtuesve të lartë të policisë i është bllokuar pasaporta dhe i është penguar lëvizja jashtë shtetit.  Nga prokuroria pohohet se janë gati 12 urdhër-arreste për ish-zyrtarë, policë e zyrtarë të lartë shtetërorë si të implikuar në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Disa burime nga prokuroria thanë se disa ditë më parë ish ministri është marrë në pyetje edhe nga hetues italianë që po hetojnë dosjen Habilaj.

Duke e ditur dhe duke qenë i informuar për ngjrjet që do të vinsin së shpejti, dje Kryeministri Edi Rama, ka pasur një bisedë të gjatë me ish ministrin e tij më suksesshëm dhe i ka këkruar pas një diskutimi të gjatë prej dy orësh dorëheqjen nga politika, gjë të cilën thuhet se ai e ka rrefuzuar.

Vetëm pas kësaj Rama e quajti publikisht “një dru të shtrembër mes nesh” atë që e kish shitur si nje histori suksesi të luftës kundër drogës.

Me këtë qëndrim duket se kryeministri është ndarë përfundimisht nga Tahiri dhe po ia dorezon atë drejtësisë për të shpëtuar veten. Mirë po një hapje e arkivave nga Lapsi.al (lexo poshtë) dëshmon se edhe Rama ka qenë i implikuar për fshehjen e gjurmëve të lidhjes së Tahirit me klanin e Habilajve. Ai i ka rrefuzuar të hetohet për këtë lidhje të denoncuar nga Dritan Zagani dhe nga opozita që në shtator të vitit 2015. Ndaj implikimi i tij vështirë se mund të shmanget nëse do të kemi  një hetim të vërtetë dhe të drejtë të lidhjeve të politikës me trafikun e drogës. Aq më tepër që trafikantët e përgjuar nga italianët tregonsin se një pjesë të lekëve që i paguheshin Tahirit shkonin për fushatën elektorale të PS-së.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Duhet te shkarkohen dhe gjithe drejtuesit e antidroges, ne te gjitha nivelet, si te korruptuar ose, ne rastin me te mire, si te paafte.

  2. Fakti qe Rama e emeroi Tahirin si Kordinator Kombetar te zgjedhjeve ka te beje pikerisht me ate se Tahiri ishte “menaxheri” per trafikun e droges dhe nepermjet tij siguronte parate qe Rama te blinte zgjedhjet. Duhet hetuar edhe per ngjarjet e Rruges se Kavajes kur Rama ishte Kryetar Bashkie. Ne ate kohe u vra Denis Gina dhe me pas Rama i mori edhe “dashnoren”, (Rudina Magjistari). Rama duhet te kete qene koka e Mafies se trafikut ne ate kohe te pakten per grupet kriminale te Tiranes duhet te ishte “Kapo”. Rama si karakter eshte ndoshta njeriu me i ndyre qe ka ekzistuar ne politiken Shqiptare. Nese Rama nuk procedohet nga Prokuroria per gjithe krimet e tij por thjeshte behet Tahiri koke turku, nuk eshte bere asgje.

  3. DHALLA LLALLA I BER HIRR GJETI GJAT BASTISJES LESH NEGJMIJE,LESH BYTHE TE RAMES,LESH PRAPANICE TE BALlES,DITZI BUSHTIT,BANANE BRAZILJANE E KRYMBA QENEFI SI ANONIMUS,gjeti brek xhelili,brek frroku,ndoke,e roshi.o llall sajmiri i ka quar gjesendet edhe deri ne hen a surrel darieri sa ty gjumi te del.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *