• |
ide | kryesore

Edi Rama i hap rrugë arrestimit të Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me një status të shkurtër në Facebook, Edi Rama i hapi rrugë veprimit të ligjit ndaj Saimir Tahirit. Duke i uruar t’ia dalë që t’i provojë drejtësisë pafajësinë e tij, Rama i hap rrugë arrestimit t ëish ministrit të tij kur thotë se “Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund”
Me besimin që tregon tek drejtësia, Edi Rama në fakt paralajmëroi votën pro deputetëve të Partisë Socialiste sot në orën 19:00 kur të mblidhet Këshilli i Mandateve. Për këtë qëndrim të shefit të tij, mësohet se Saimir Tahiri ka pasur edhe një takim me Edi Ramën në kryeministri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *