• |
ide | kryesore

Zbulohet prova/ Rama fshehu gjurmët e lidhjes të Tahirit me trafikantët

Arkiva, Kryesore



Prej disa ditësh kur me statuset e tij po e quan ish ministrin Tahiri një dru të shtrëmbër mes socialistëve, kur po përpiqet të japë mesazhin se ai nuk ka ditur gjë për lidhjet me ta dhe se është i gatshëm ta dorëzojë të mbrojturin e tij tek drejtësia, Edi Rama po përpiqet të japë imazhin se ai nuk dinte gjë për lidhjet e Tahirit me trafikantët. Por në fakt nuk është kështu. Mjafton të hapësh arkivat, të shikosh qëndrimet që Rama ka mbajtur plot dy vitë më parë në 16 shtator 2015, për të kuptuar se ai ka bërë jo rolin e kryeministrit por atë të delinkuentit që fshin provat e krimit. Në këtë pikë ai është sjellë njësoj si një krijues i rëndomtë alibish, tamam si Berisha pas 21 janarit që shpikte gënjeshtra fshinte server dhe nxirrte policët të pastronin skenën e krimit.

Edhe Rama menjëherë pasi ish polici Dritan Zagani, denoncoi atë që u vërtetua së fundmi, pra lidhjen e Tahirit me klanin trafikant të Habilajve, ka mbajtur një fjalim të tmershëm në pallatin e kongreseve të mbushur me policë.

Në vend që të sillej si një shtetar, në vend që të të urdhëronte hetimin për këtë lidhje të dyshimtë, ai u përpoq me një fjalim të gjatë të mbulojë gjurmët e saj. Strategjia ishte e qartë. Në fillim duhej shkatërruar imazhi i denoncuesit. Dhe ai tha për Zaganin: “Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi.

Pastaj, Rama kërkon tu heqë çdo dyshim edhe policëve duke u qarë hallin se ata nuk duheshin dekurajuar nga fjalët e mediave dhe opozitës se kupola e shtetit ishte e lidhur me kriminelë.

“Unë e marr me mend se çdo të thotë për ju të dyshoni se mos vallë unë, punonjësi i policisë që bashkë me shokët e mi apo bashkë me plot vajza që janë përfshirë së fundmi në Policinë e Shtetit, po shkojmë mish për top, po bëjmë një luftë me mullinjtë e erës, ndërkohë që drejtuesit tanë, ministri ynë, ndërkohë që qeveria jonë na qenka, jo e lidhur po në krye të gjithë aktivitetit criminal”.

Dhe pasi thotë këtë ai i siguron policët se me punën e tyre kanë hedhur poshtë këto shpikje të makinerisë së baltës.

Por sot që këto akuza u vërtetuan (jo nga çunat e Sajes) nga prokurorët dhe policia italiane se janë të vërtetat, minimumi që mund të bëhet është që Rama të dyshohet se ka dashur të mbrojë një lidhje kriminale, atë mes ministrit dhe Habilajve dhe të hetohet për këtë. Fjalimi i tij i shtatorit 2015 duhet të shikohet dhe dëgjohet nga Prokurori i Përgjithshëm. Edi Rama duhet të merret si i pandehur, si një njeri që në mënyrë të vullnetshme ka dashur të pengojë hetimin dhe të fshehë gjurmët e krimit.

©Lapsi.al

Video/ Fjala e Ramës për Zaganin:



7 Comments

  1. Ke përmëndur edhe Berishen kalimthi për fshehjen e provave te 21 Janaritdhe nderkohe kërkon degjimin e fjalimit te Rames nga ana e prokurorit dhe arrestimin e tij,POR anashkalon me qëllim dashakeq edhe arrestimin e Berishes per po të njejten arsye që në fakt eshte më e rëndë pasi u pushkatuan 4qytetar të pafajshem(përveç tridhjeteca që u hodhën në erë në Gërdec)….!!!

    1. o qelbesire, rasti konkret eshte per qeverine e kriminalizuar qe trafikon tonelata droge. per Berishen mund te hetojne pasi te shembet banda qeverisese me gjithe kriminelet e tyre. mos tento te shmanges vemendjen nga narkoqeveria o te qifsha ropt ty dhe Endri Fuges qe te orienton.

      1. ik ore bytheqire, se berisha edhe pd kane bere rime me te medha, kane plackitur cdo gje ne shqiperi, kane shkateruar cdo gje, murse atat kane bere drogeb por parat i kane sjelle ne shqiperi

        1. agron o morr i vagines negjmije qfar plaqkiti berisha.rrugen e kombit ja ku e ke,naton po,liri levizje ne evrop po,rrug nga te don.qfar te dha rama pos qenef negjmije e puntor per te mbjell drog.trego agron roshi a xhelili te paren ne dor,ne grup te perdhunuan apo nji nga nji,po agron motren ne zyrat e koqos e qove me nenen apo shkove vet per treshe.trafikon nga greqia me balilin apo itali me habilajt e tahirin.ik pirdhu.

      2. O “filani”po pse te djeg kaq shume per Berishen ty o plehre dhe sa për dijeni hashashi po shkon drejt legalizinit në të gjithe boten,ndersa marrja e jetes së tjetrit nuk mund të legalizohet o plehre ik tani bëji ndonjë gojore idhullit tend plakut Mere se mbase eksitohet nga qefi që do arrestohet Tahiri mere dhe Lulushin se ka edhe përvojë nga Hollanda për gojore në grip…

        1. jetmut(jetmiri) dil nga qenifi negjmije ku te ka vur ram qebesira e tahir kalbesira me kokain e hashash NE GJUM.zgjohu o i qelbur se berisha ju beri njerz nga lop,derra e gica staline e envei qe ishit.berisha ju dha dinjitet,shpres,te lir nr evrop e jo si majmuna tek enveri.tash ju i ktheheni prap barit si kafsh qr jeni.

  2. Po normal qe pa dienin e Ramës asgjë nuk ndodh në Shqipëri. Që lekët e drogës janë blerë disa palë zgjedhje këtë e di dhe një 5 vjeçar në shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *