• |
ide | kryesore

Edi Rama ndryshon qëndrim, tani kërkon PROVA për Saimir Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama duket sikur ka dilema për “drurin e shtrembër” të Partisë Socialiste, Saimir Tahirin, ish ministrin e akuzuar për trafik narkotikësh dhe korrupsion nga prokuroria. Tre orë pasi dëgjoi prokurorët në Komisionin e Mandateve, Rama ka bërë një status në Facebook, kur kërkon provat për arrestimin e Tahirit.
“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund” shkruan Rama në një status në Facebook, me të cilin duket se i ka dhënë shpresë Saimir Tahirit se mund të mbështetet tek partia e tij.
Ditët e kaluara Rama nuk ka folur në këtë mënyrë. Përkundrazi u duk sikur kryeministri e la Tahirin në dorë të drejtësisë, duke i hapur rrugë arrestimit të kërkuar nga prokuroria. Me reagimin e sotëm, Rama duket i lëkundur, teksa kërkon PROVA.
Sipas Berishës, ky ndryshim qëndrimi i beftë e ka një shpjegim; Tahiri e mban peng Ramën. © Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *