• |
ide | kryesore

Erdogan nuk ndalet, 110 fletarreste për punonjësit e një kompanie. Dyshohet se kanë gisht te ‘puçi’ i shtetit

Arkiva, Planet, Të fundit



Autoritetet turke kanë lëshuar fletarrestet për 110 vetë nga një kompani, e dyshuar se ka lidhje me klerikun e SHBA-së, të cilin Ankaraja thotë se orkestroi puçin e vitit të kaluar, njofton agjencia e lajmeve Dogan.

Agjencia raportoi se operacioni i policisë për të kapur të dyshuarit, të cilët ishin menaxherë, partnerë dhe punonjës të grupit botues Kaynak Holding ishte i fokusuar në Stamboll, por u përhap edhe në 24 krahina.

Kaynak Holding, u kap nga shteti në vitin 2015 nën akuzat se kishte lidhje me lëvizjen e klerikut islamik, Fethullah Gulen, i cili ka jetuar në mërgim të Pensilvani që nga viti 1999.

Ai ka mohuar përfshirjen në puçin e korrikut të vitit 2016.

Qindra firma si Kaynak, shumë prej tyre biznese të vogla provinciale, u konfiskuan nga autoritetet si goditje pas grusht shtetit.

Ato tani drejtohen nga administratorë të emëruar nga qeveria./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *