• |
ide | kryesore

Gazetari i “The Economist” pendohet për Tahirin: E vërteta që më thanë italianët …

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari i “The Economist”, Tim Judah, i cili në vitin 2016 i kushtoi një reportazh fenomenit të kanabisit në Shqipëri, i kushtoi ditën e djeshme një status Saimir Tahirit.

“18 muaj më parë, kur pyeta italianët rreth Tahirit, ata refuzuan të flasin. Tani po bëhet e qartë pse”, shkruan Tim Judah, teksa këtë përfundim të tijin e shoqëron me lajmin e BalkanInsight: “Prokurorët kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit”.

tim tim2

Në kohën kur Judah vizitoi vendin, Tahiri drejtonte ministrinë e Brendshme. Ai e shoqëroi gazetarin britanik në Tragjas ku policia po zhvillonte një aksion anti-drogë.

Po të lexosh shkrimin e plotë në “The Economist”, Tim Judah nuk lë pa përmendur faktin se pse zyrtarët italianë tregohen të rezervuar përsa i përket Saimir Tahirit.

“Plantacionet tani janë përtej Lazaratit. Por zyrtarët italianë refuzojnë të flasin, ndërsa shqiptarët janë seriozë kur bashkëpunojnë me ta.” – shkruante gazetari, të cilit qartazi kjo gjë i ka bërë përshtypje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *