• |
ide | kryesore

Inis Gjoni: Si ia shpjegova vajzës mungesën e të atit (FOTO)

Paparazzi, Slider



Këtë mëngjes Inis Gjoni ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit  ‘Wake Up’.

Përveç premierës  së “Çifti i çuditshëm” ajo ka treguar edhe për marrëdhënien me vajzën e saj. Coco Antonel sot është 5 vjeç dhe gjatë rritjes së saj, ka patur kujdesin maksimal të mamasë.

Inisi tregon se ditën e nis me vrap dhe më pas kthehet tek vogëlushja e saj. Duke qenë se partneri i saj ndërroi jetë në vitin 2011, regjisores i është dashur të kujdeset e vetme për rritjen e saj.  “Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur! Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjsie.”- tregon  Inisi e cila mundohet t’ia bëjë sa më të lehtë mungesën e babait.

rtytr5.png

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *