• |
ide | kryesore

Lupita Nyong’o jep dëshminë e fundit për Harvey Weinstein

Paparazzi, Slider



Aktorja Lupita Nyong’o është personi i fundit që ka akuzuar Harvey Weinstein për ngacmim seksual.

Ajo ka thënë që regjisori ka tentuar të zhvishet në prani të saj në një dhomë gjumi. Lupita ka treguar që disa muaj pasi e kishte njohur Weinstein, ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Connecticut.

Sipas saj, disa minuta më vonë Weinstein e ka ftuar në dhomën e gjumit ku edhe ka kërkuar nga Nyong’o që t’i bej një masazh, kur edhe Weinstein kishte filluar të zhvishej. Pas kësaj ajo ishte larguar nga shtëpia a tij. Përveç këtij incidenti regjisori kishte bërë një ofertë tjetër Lupitas, duke e kërcënuar që do t’i shkatërronte karrierën, por ajo e ka refuzuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *