ide | kryesore

Mos qaj Saimir Tahiri

Arkiva, Blog

Kur i mbushi sytë me lot, ngela për një moment. Fërkova sytë se thashë mos po lotoj unë dhe më bënë sytë sikur ti po lotoje. Po jo, ishe ti, po, po ishe ti, ai ish ministri që bëri “zap” krimin. Ai ish ministri trup vogël me kostume firmato (që e ndërronte në çdo dalje për media dhe ndërkohë nuk kishte lekë për të paguar gjobën), që ecte mes policëve trima e trupmëdhenjë e sidomos në ato konferencat, ku në sfond kishte trupat RENEA apo ato të FNSH-së, e që lëshonte hingëllima kundër shkelësve të ligjit, duke i kërcënuar se do u bënte namin. Çfarë kontrasti!

M’u kujtua ai ish ministri, i cili që në ditën e parë hoqi me një të rënë të lapsit 32 drejtues policie, duke i cilësuar të paaftë apo edhe njerëz politikë dhe në asnjë moment nuk mendoi për fëmijët e tyre. M’u kujtua Zagani që qëndroi në burg dhe bashkë me vajzat u detyrua të ikte nga sytë këmbët. Para syve më dolën agjentët e operacionales të Policisë së Shtetit, që i përdore sipas dëshirës duke përndjekur e vëzhguar me orë të tëra deputetë, e në veçanti ata të LSI-së, zyrtarë të ndryshëm apo edhe ndaj vartësve të tu, që nuk ke lënë provokim pa u bërë.

M’u kujtua ai inxhinieri IT-së, që nuk kishte lënë njeri pa përgjuar me lejen e “shefit” dhe që bënte shou me trendafila nëpër gjykatë. M’u kujtua ai ish ministri që me një sms në të shkarkonte e gradonte në detyrë në Polici, por edhe si roje të parcelave të hashashit. M’u kujtuan ata prokurorët e gjyqtarët qe nuk linte konferencë për media pa i përgojuar e deri të dergimi i fletrrufeve tek Presidenti. M’u kujtua ai ish ministri me kapele NY e bluzë FBI, që u bente guidë deputetëve nëpër parcelat e hashashit duke “kontrolluar” edhe cilësinë e saj pas kamerave, ai ish ministri që e shikonte median dhe kritikët si njerëz qe ia donin të keqen këtij vendi dhe nuk la status pa lexuar e ankuar te pronarët ku punonin ata gazetarë.

… Kam dhe shumë kujtime të tjera, sidomos ajo parullla e falenderimit në ikje për veshjen me uniforma të falura. U zhgënjeva për të njëmjtën herë me ty, se edhe duke u mbytur me varkën tënde të bërë shoshë nga “plumbat” e armiqve të tu, ti nxorre luanin nga gjoksi dhe fillove të qaje. Po nuk pse qan, se edhe në paraburgim do kesh shokë të mirë që i njeh prej vitesh. Po të dërguan te “302” ke ish kolegun Mark Frroku. Po të dërguan te “313” nuk do të të mungojë asgjë, ke Emiljano Shullazin aty, që i ka të gjitha e do ndihesh rehat. Pastaj nuk thua shyqyr, të erdhi dita përsëri që të flasësh me atë pa u fshehur fare, se boll u takuat cepave e flisje me telefonin e të “tjerëve” që mbaje në makinë.

Kështu që mos qaj, provoje edhe ti njëherë burgun se ndoshta të merr për mirë, si dikur Fatos Nanon, e bëhesh kryeministër. Ose ke dhe një mundësi, nëse nuk e suporton burgun, mund të bashkëpunosh e të tregosh shokët. Se ne e dimë që ti vetëm nuk i ke bërë të gjitha.

Ti kishe një garanci nga Kryeministri yt që të hodhi si leckë, se nuk je aq trim t’i bëje pa lejen e tij. Por ti po fole, ndoshta edhe reflekton ai dhe i thotë Llallës të të lërë rehat përsëri. Se Llalla nuk ndez vet asnjëherë, se ka vite që i janë lagur kandelat. Gjithsesi mos u mërzit se ditë të mira do të vijnë edhe për ty.

1 Comment

  1. e bukur kjo. Po ka shume gjynahe te tjera ST, se gjithe sahanlepiresit me rekorde kriminale dhe jo jane bere drejtora e nendrejtora neper ujsjelles dhe tatime ne Tirane dhe gjetke, e vene gjoba dhe bejne karriere vetesm se te kane bere fresk ty st se dhe kryetaren e gruas se ps ne tirane e vure ti si leven tende dhe burrin natyrisht qe ja perdor dhe te perdor ty per te bere para… Sa gjynahe ka ky st, njesoj si Saliu dhe Meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu