Përgjimet e italianëve për vëllezërit Habilaj nxjerrin edhe informacione të tjera interesante që tregojnë për paratë e shumta që ata qarkullonin nëpër duar nga aktiviteti kriminal i drogës. Shpenzime të shumta ata bënin edhe për veshje. Nga përgjimet rezulton që shpenzonin 320 euro për corape.
Përgjim i datës 10.1.2014
Dëgjohet të hapet dera e makinës.
Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke.
Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss. Moisi thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm çorapet i ka blerë 320 euro.
Më pas Moisiu komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.
Moisiu: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…
Eneo: I shiste, apo…
Moisiu: Jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta coje në të sëmës, profesion kishin grabitjet, bankat…