• |
ide | kryesore

Tahiri acarohet me prokurorin e Krimeve të Rënda: Jam ju, nuk jam ti e para e punës!

Arkiva, Të fundit

Pas dy orësh e gjysëm, Saimir Tahiri ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Tahiri sapo ka marrë fjalën ëhstë dukur i tensionuar dhe ka nisur direkt me me pyetje kundrejt prokurorit të Krimeve të Rënda Hajdarmataj.

Ish-ministri e ka pyetur prokurorin nëse është në dijeni për faktin se ai vetë ka shkuar tek Prokurori i Përgjithshëm Llalla në lidhje me përfshirjen e makinës së tij të shitur (Audi A8) në trafik droge.

Ndërkohë, prokurori Hajdarmataj i është përgjigjur duke iu drejtuar me “Ti”, gjë e cila e ka acaruar Tahirin duke iu kthyer prokurorit “Jam ju, nuk jam ti e para e punës”.

Debati:

Tahiri: Ju thatë që nuk është referuar material për Habilajt, jam i saktë?

Prokurori Hajdarmataj: 2013-ta e pas nuk ka material.

Tahiri: Nga koha kur jam unë ministër.

Prokurori: Jo

Tahiri: A jeni në dijeni se në 13 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës sime në trafik droge. Jam këtu vetëm për të vërtetën, dita për politikë do të vijë, a jeni dijeni që jam paraqitur te zyra e Llallës dhe kërkova hetim për përfshirjen e makinës sime në trafik dhe Krimet e Rënda regjistroi procedim për këtë cështje që u mbyll në 29.12,2015. Pra e dini që është hetuar? Kur thoni, që s’ka referim unë them kam ardhur unë të hetoni, e dini këtë?

Tahiri: Kam ardhur unë, pas deklaratave publike të shtatorit 2015, kam kërkuar hetim te ju dhe ju regjistruar procedim dhe mbyllët hetimin dhe dhatë edhe një vendim.

Prokurori: Po flasim për referime për një aktivitet kriminal të disa personave, ju jeni përfshirë në një skandal politik, unë thashë dhe e përsëris prapë në dijeni time nga regjistrat nuk ka material nga policia e shtetit, nga drejtoritë e policisë për personat konkrete.

Tahiri: skandalet politike mi lini mua jam më i zoti, Krimet e rënda ka hetuar me procedimin e shtatit për makinën tim edhe përfshirjen e makinës nga Habilajt, keni dijeni apo jo

Prokurori: Ne në një numër procedimesh që thua ti

Tahiri: Jam ju, nuk jam ti e para e punës.

Prokurori: Tani kemi shumë kohë këtu dhe na shpëton diçka

Alibeaj, deputet i PD: Kjo është e turpshme! Lërini tani këto fjalë.

2 Comments

  1. PO NGATERROHEN ROLET ATY NE KOMISION; PROKURORET NUK JANE ATY PER T’IU PERGJIGJUR TAHIRIT; POR TAHIRI DO TE DUHET T’U PERGJIGJET PROKUROREVE ATY KU DUHET. SE E BETE KETE SHTET SALLATE; KESHTU DO TA BENI VETINGUN JU ?! E THOSHTE MIRE AI I PARI, ME SHAMICKA DHE ME BURECKA DO BEJNE SHTET KETA !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu