• |
ide | kryesore

Tahiri trafik narkotikësh/ Reagon Ministria e Jashtme e Greqisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës dhe lidhja e tij me banditë të arrestuar për trafik ndërkombëtar nërkotikësh ka shqetësuar edhe vendin fqinj, Greqinë. Ministria e Jashtme e Greqisë shpreh shqetësimin edhe për ngjarjet më të fundit në vend, pas arrestimit të trafikantëve në Itali dhe evidentimin e lidhjeve të tyre me ish-ministrin e brendshëm.
“Ministria e Jashtme greke është po aq e shqetësuar nga lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet me arrestimin e fundit të kreut të bandës së trafikimit të dogës, i cili rezulton të jetë i afërm me dikë që deri kohët e fundit, ka qenë ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama”.
Reagimi i Greqisë vjen pas një note proteste për shkatërrimin e pronës së minoritetit grek në Himarë.
“Këto masa merren në kuadër të politikës shqiptare për të crrënjosur praninë e helenizimit në Himarë” shkruajnë grekët duke theksuar se masat në lidhje me minoritetin bëhen qëllimisht, për të shmangur vëmendjen e publikut nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës.
“Ka shumë që e interpretojnë këtë si një akt me qëllim shmangien e vëmendjes së publikut shqiptar nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu”, shton më tej Ministria e Jashtme greke. © Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *