• |
ide | kryesore

Nicky Minaj në mbrotje të vëllait/ Akuzohet për përdhunim

Arkiva, Paparazzi



Nicki Minaj është thirrur në gjyqin e vëllait të saj, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën 11 vjeçare të partneres së tij. Por sipas reperes, nëna e viktimës së supozuar, ofroi të terhiqte akuzat nëse reperi dorëzon 25 milion dollarë.

Avokati i vëllait, 38 vjeçar të Minaj, Jelani Maraj, i tha gjykatësve në Nju Jork të enjten, se akuzat për përdhunim kundër klientit të tij ishin të gjitha pjesë e një komploti për të zhvatur para nga Nicki. Maraj akuzohet të ketë përdhunuar shumë herë vajzën 11 vjeçare në 2015, menjëherë pasi u martua me nënën e saj, Jacqueline Robinson.

Gjatë argumenteve të hapura të enjten, avokati i Maraj, David Schëartz,i tha jurisë së Robinson nxori një plan për t’u martuar me të akuzuarin, kështu që mund të përpiqej të merrte para nga motra e tij e famshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *