• |
ide | kryesore

Publikohen disa foto të pa publikuara më parë të Marilyn Monroe

Arkiva, Paparazzi



Milton H. Greene fotografoi disa nga yjet më të mëdhenj gjatë Periudhës së Artë të Hollywood si Cary Grant, Sophia Loren, Andrey Hepburn, Frank Sinatra, Ava Gardner etj.

Por deri më sot, asnjë seri fotosh nuk është më e famshme se ajo e Merilyn Monroe.

“Ajo ka jetuar nga gjenerata në gjeneratë, dhe kështu do të vazhdojë,” tha djali i Milton, Joshuia, i cili arriti të publikonte fotot e marra nga i ati i ndjerë, në një libër të titulluar “The Essential Marilyn Monroe.”

“Libri është i përbërë nga 284 imazhe nga të cilat 176 nuk janë publikuar asnjë herë më parë,” tha Joshua Greene. Shumica e këtyre fotografive ishin menduar si të humbura për shumë kohë.

Filmi i aparatit që përmbante fotografitë ishte prishur prej kohësh, dhe fotografi i famshëm Milton iku nga kjo jetë duke besuar se gjithë puna e tij kishte humbur. Por përdorimi i teknologjisë së re arriti t’i risillte këto forografi të veçanta, duke rikrijuar orë të tëra pune fotografimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *