• |
ide | kryesore

Rama i shpall sërish ‘luftë’ krimit dhe policëve të korruptuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi sulmoi dhe ironizoi sërish atë që quan kazan politik dhe mediatik, Edi Rama u mor për rreth 20 minuta me krahasimin e policisë së sotme me atë që la qeveria e kaluar. Pasi doli në përfundimin e pritshëm se policia sot është si kurrë më parë, kryeministri paralajmëroi vetting edhe për drejtuesit e policisë.

Sipas Ramës, askush që ka lidhje me krimin nuk do të shpëtojë dhe premtoi se krimit do t’i jepet një ‘goditje finale’.

Rama kujtoi edhe firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me FBI-në amerikane, të cilin e njohu si sukses të vetin.  

“Krimi ka arritur të korruptojë punonjës policie, njerëz në polici. Dhe unë i përshëndes dhe inkurajojë masat radikale nëse sot Policia zbulon parcelën me kanabis në Rians, e gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet nga aty. I gjithë zinxhiri, sepse është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale të operacionit ku një muaj janë zgjatur fluturimet me financim nga KE pasi partnerët tanë nuk arritën të bindeshin nga çrrënjosja e kanabisit. Ishte një teori që ndoshta duhet ta shtymë për tetorin për të parë deri në fund se është një bimë tjetër, ku di unë. Bukur shumë, për pak ditë mbaron operacioni. Kjo çrrënjosje erdhi nga 4 vjet luftë. Lufta me krimin nuk është një veprimtari që mund ta bëjë dikush në televizor e as unë në zyrë. Është ndeshje, nuk fitohet në tavolinë. Je ti është dhe kundërshtari. Janë forcat e tua, janë edhe të tijat. Disavantazhi krijohet siç jemi mësuar ta shohim nga blerja e lojtarit. Plani kombëtar ishte sintezë e një eksperiencë dhe qartësi për të dhënë grabitjen finale. Tani unë s’dua të bëj spekulime por ka ndonjë njeri të arsyeshëm që thotë se ça do të thotë kjo gjendja finale; do të thotë mbyllja me forcë e një tregu shumë tërheqës. E kemi lajmëruar qysh në korrik për ti shkuar tani pas jo më rrënjëve, por rrjeteve të pasuruara me to. Dhe pasuritë e tyre është operacionale. Kjo do të vazhdojë kundër elementeve kriminale, kundër elementeve të inkriminuar në policisë e shtetit. Nuk do shpëtojë njeri. Nuk do shpëtojë asnjë punonjës policie që gjithë jetën ka punuar në polici dhe ka pasuri të pajustifikueshëm. Nuk do shpëtojë. Vettingu në Polici është për të dalluar të njomët nga të thatët.” – tha Rama në një takim me drejtues të policisë në Ministrinë e Brendshmë. LAPSI.AL



12 Comments

  1. duhen pastruar nje here e mire nga policet e korruptuar sistemi i policis ,pasi aty eshte hallka e shoqerise,me njerez te afte te ne pune cdo qytetar do te ndihet i sigurte ne kete vend

  2. Vettingu ne polici po behet dhe kjo eshte nje mase e marre nga ministri dhe e mbeshtetur nga cdo qytetar i kti vendi. Policet e korpputuar duhet te ikin nje or e me pare sepse po ndeshkojne dita dites rendin dhe sigurin

  3. Ne institucionin me te rendesishme per qytetaret eshte e papranueshme te kesh polic te korruptuar. Ata duhet te shkojne prapa hekurave ashtu si dhe kriminelet

  4. Ky ka 4 vjet te njejtat gjera perserit.me keq se nastradini.policine e ka ku therret qameti,vete i inkriminuar deri ne fyt,i vellai po ashtu.i shantazhueshem edhe nga saimiri.me mire ik mbytu ne lume o kastravec se je legen dhe jo kryeminister.

  5. Na u desh shum kohe te prisnim qe do te vinte dita qe do i jepej goditja e fundit krimit. E kjo gje po ndodh duke pastruas forcat e policis nga personat e lidhur me krimin.

  6. o ti kodhel mos kercen edhe ti ne tavolina cullak si mimi.po me duket i paske kercy roshit,e bushatit kur keta benin treshe me ramen.ik o iperdhunuar ne tru qe mbron bastardin rama.po ky i vuri keta polic ,ky zgjodhi vrasesit frrok,dosh,ndok,ky zgjodhi balilin,gjelilin.iki pirdhu ne qenef negjmije ku rama ju ruan si krymba qenefi.

  7. juli qfar profesionalizem,qe po i ngarkon per dit nga tre e 4 ton drog olsi rames e vellaut te gjafes ku pastaj sajmir habilaj me skaf e vetur te tij i trafikon.vertet lop enveri e lesh negjmije jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *