• |
ide | kryesore

Abe fiton zgjedhjet në Japoni. Rimilitarizohet vendi, rishkruhet Kushtetuta pacifiste

Arkiva, Planet



Kushtetutës pacifiste të Japonisë duket se po i vjen fundi. Kryeministri Shinzo Abe fitoi thellë në zgjedhjet e parakohëshme në Japoni. Ai kishte premtuar një rishikim të Kushtetutes, e cila ndalon vendin të zhvillojë një ushtri të aftë për të sulmuar.

Deri më sot, Japonia ka pasur një nga ushtritë më të fuqishme të botës, por me një përjashtim. Kjo ushtri nuk është stërvitur dhe nuk është zhvilluar me idenë për të sulmuar, por, vetëm për të mbrojtur vendin. Kështu e parashikonte kushtetuta e pasluftës së dytë botërore, e cila Japonia e hartoi me asistencën e SHBA-ve.

Pikërisht ky premtim i Shinzo Abes, për të rishkruar këtë pjesë të Kushtetutës, mendohet se i ka dhënë atij fitoren dërrmuese në zgjedhjet e parakohëshme.

Situata është rënduar shumë në rajon që prej raketës së parë të Koresë së Veriut që kaloi mbi territorin japonez. Gjendja u rëndua edhe më shumë pasi vendi komunist nisi të dytën mbi Japoninë.

Vendi ishte i shqetësuar dhe ndihej i ‘paralizuar’ ushtarakisht ndaj këtij kërcënimi.

Sot, Shinzoi Abe premtoi masa të forta, madje edhe ‘shkatërrimin’ e Koresë së Veriut. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *