• |
ide | kryesore

Avokatia për Saimir Tahirin/ Rama e krahason me arrestimin e Fatos Nanos

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalimin që mbajti në selinë e PS, ku mbrojti Saimir Tahirin nga arrestimi i prokurorisë, Edi Rama krahasoi Tahirin me Fatos Nanon. Deputetët socialistë që heshtnin, Rama i pyeti nëse kërkesa e Tahirit i kujtonte arrestimin e Fatos Nanos 20 e ca vite më parë.
“A nuk ju kujton kjo kërkesë e prokuroisë atë që çoi prapa hekurave kryetarin e kësaj partie, i vetmi politikan i dënur me burg?
Kush e inskenoi sot pas 25 vjetësh le ta tundë katundin me shara e britma po ta harrojë se e kthen mbrapsht Shqipërinë.” u shpreh Rama.
Më herët Rama ironizoi akuzat e prokurorisë, duke i krahasuar “me një vrap që do kishte habitur edhe Ben Xhonsonin që rekordin e 100 metërshit e theu me doping” apo si një “paraqitje komike që do kishte ironizuar edhe vetë Mister Binin”.



1 Comment

  1. Perçartje te lodhurish nga perdorimi i miellit ! Pa llogjike pa sens, ngaterron sportiste me aktore qe nuk kane lidhje me vjedhje e droge perveç tije dhe qenve qe e rrethojne! Hidhe perpjete te shkreten se opoziten e ke ne xhep!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *