• |
ide | kryesore

Basha shpjegon qëndrimin e PS për Tahirin: Edi Rama është marrë peng!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas Lulzim Bashës, refuzimi i socialistëve për të dorëzuar Saimir Tahirin në duar të drejtësisë, shpjegohet me faktin se Edi Rama është marrë peng nga Saimir Tahiri.

“Rama mbron Tahirin se është peng i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës. Edi Rama ka marrë fund si kryeministër. Edi Rama është politikisht i vdekur” u shpreh Lulzim Basha duke denoncuar paligjshmërinë e një vendimi si ai që do të marrë parlamenti të mërkurën.

“Prokuroria paraqiti një kërkesë të vetme pas 4 vite hetimesh të Antimafias italiane. Edi Rama e rrëzoi këtë kërkesë. Gjithcka tjetër është popagandë dhe mashtrim për ti hedhur hi syve shqiptarëve. Rama shkeli kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin. Parlamenti nuk ka të drejtë të refuzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë bërë konform rregullave dhe parlamenti nuk mund të bëjë gjykatën” u shpreh Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *