• |
ide | kryesore

Biznesmenit të njohur në Elbasan i vjedhin banesën dhe dy makina luksoze

Arkiva, Të fundit



Një biznesmeni të njohur në qytetin e Elbasanit i grabitet banesa. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, ndërsa në banesën e biznesmenit kanë mundur të grabisin kasafortën me para dhe dy makina luksoze. Vjedhja ka ndodhur rreth orës 04.30-05.00 të mëngjesit të sotëm.

Policia dyshon se grabitja në fjalë ka qënë e mirëorganizuar dhe e menduar deri në detaje. Grabitësit kanë mundur të futen në banesën e biznesmenit duke hapur derën kryesore, ndërsa çelësat e makinave i kanë marrë në tavolinat e paradhomës. Ndonëse në banesë kishte edhe pjestarë të familjes, askush prej tyre nuk ka dëgjuar lëvizjet e hajdutëve.



1 Comment

  1. Aman te keqen kujdes me termin biznesmen.Ky eshte kokrra e llumit , ish karrocier dhe super hajdut . Hajdutet kane vjedhur hajdutin.Mire e kane bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *