• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me dosjen ‘Habilaj’? Rama nis me urgjencë Xhafën në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhfa është nisur drejt Italisë. Burime të Lapsi.al thonë se bëhet fjalë për një vizitë pune, pa dhënë më tej detaje për axhendën e tij.

Por lëvizja ndodh në një moment kur nuk është e vështirë të kuptohet qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm.

Dosja ‘Habilaj’, në të cilën del në përgjime i implikuar edhe Saimir Tahiri, me siguri e ka shtyrë Xhafën drejt Italisë për të marrë më shumë informacione tek autoritetet e antimafias.

Kryeministri Rama i trembet si djalli temjanit provave që mund të kenë italianët për ish-ministrin e tij, të cilin vendosi të mos e dorëzojë në Prokurori, por ta mbrojë politikisht ashtu siç bënte dikur Berisha me të vetët.

Axhenda e Xhafës në Itali është ende sekret dhe me gjasë nuk do të zbulohet. Të mërkurën priten debate të ashpra në Kuvend, kur do të votohet për imunitetin e Saimir Tahirit.

Sot Edi Rama e ka shprehur qartë qëndrimin e mazhorancës për të mos i hapur rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.

© LAPSI.al



8 Comments

  1. Me ne fund kemi krijuar nje afrimitet me fqinjet sepse koh me pare as nuk na i hidhnin syte. Bashkpunimi eshte forcuar dhe do vazhdoj te forcohet akoma me shume.

  2. Si mund të nisesh e të shktuash një lajm që as vetë nuk e di nëse është i vërtet, por që me shumë mundësi sipas mendimit të shkruesit ashtu duhet të jet. Tani vete ja servir këtë hamendësim lexuesit si lajm….lajde merre vesh.

  3. Meqene se sipas jush nuk paska per tu bere e ditur asnjeher qellimi vizites, do paskeni pune ju me spekulime pafund.

  4. i paska leshuar rama krymbat e qebefit ne sulm,sot krymba qenefi nga lloji ruqi pasken leshuar ,qe jan vasary,lokaj,voda serb etj.

    1. O _ari o trim me flete… shko meso shqip se vetem naive dhe te pashkolluar si puna jote genjehen me keto lajme.

  5. Fake news…

    Ja pra se si me nje lajm te rrem krijohet INTRIGA.. Ushqehet ‘imagjinata konspirative’ e lexuesve ne menyren me bajate.
    Dhe me e forta .. AXHENDA E XHAFES NE ITALI ESHTE SEKRET DHE ME GJASA NUK DO TE ZBULOHET…

    Te beni per te vjelle me keto genjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *