• |
ide | kryesore

Elbasan, familja e biznesmenit të grabitur jep para për të zbuluar autorët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zakonisht kemi parë policinë që të japë para shpërblim për të arrestuar persona në kërkim apo që ndihmojnë në zbardhjen e ndonjë ngjarje. Por ndodh edhe ndryshe, kur janë familjarët ata të cilët vënë në dispozicion para për të kapur autorët.
Vajza e biznesmenit Ylli Salla, i cili u grabit mëngjesin e sotëm në Elabsan, ka vënë në dispozicion dy numra telefoni celular për të dhënë informacione rreth identitetit të autorëve.
“Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa AA393PV dhe HP565J”, thuhet në njoftimin e vajzës së biznesmenit.

Dy persona kanë grabitur mëngjesin e sotëm banesën e biznesmenit në fshatin Mengel, duke marrë prej andej dy makina si dhe një shumë të konsiderueshme parash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *