• |
ide | kryesore

Ilir Meta prezanton Tedi Blushin, zëdhënësin e ri të Presidencës

Arkiva, Lajme



Ilir Meta prezantoi sot zëdhënësin e ri të Presidencës, gazetarin Tedi Blushi. Pavarësisht se nuk i mungonin variantet nga LSI-ja, duket se Meta ka zgjedhur t’i japë institucionit një fytyrë apolitike.
Prezantimin e ka bërë në 15 vjetorin e televizionit News 24, ku u shfaq përkrah gazetarit Tedi Blushi. Pas më shumë se një dekade pranë kësaj kompanie, Blushi ishte larguar vetëm pak ditë më parë.
“Për Lirinë dhe Pavarësinë e Medias.
Duke uruar 15 vjetorin e News 24 bashkë me zëdhënësin e Presidencës, Tedi Blushi, gazetar prej më shumë se një dekade pranë kësaj media” shkruan presidenti në Facebook, duke prezantuar zëdhënësin e tij të ri.
Blushi spikati si gazetar me denoncimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *