• |
ide | kryesore

Jonida Shehu largohet nga Top Channel: “U ndjeva e papërshtatshme”

Arkiva, Paparazzi



Një tjetër moderatore heq dorë nga Top Channel për t’ju bashkuar ndoshta një televizioni tjetër.
Bëhet fjalë për Jonida Shehun e cila nuk do të jetë më nën drejtimin e emisionit “Pasdite në Top Channel”.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë ajo e cila për “Panorama” është shprehur se është një vendim i pakthyeshëm.
Ndër të tjera ajo thekson se ndihej e papërshtatshme në atë çka bënte.
“U ndjeva e papërshtatshme për të vazhdhuar punën aty.Ky vendim është i pakthyeshëm.”-shprehet Jonida.
Me siguri që emisioni do të vazhdojë por se kush do të zërë vendin e saj ende nuk është bërë i ditur.Nga ana tjetër “Top Channel” ka njoftuar se mardhënia me moderatoren është prishur ditën e sotme, ku nënvizion se sjellja jo profesionale e saj çuan deri në largimin nga emisioni.Gjithashtu është shtuar se “Top Channel” do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore  dhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të televizionit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *