• |
ide | kryesore

Rama del nga kontrolli në rrjetet sociale: Më merrni të keqen, shko lahu, ajrosu, lahu prap!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas morisë së komenteve negative për çështjen “Tahiri”, kryeministri i Shqipërisë e ka parë veten në mes të një sherri kibernetik me profilet në Facebook. Herë në konflikt me profile false e herë me qytetarë të ndryshëm, Rama ka rënë pre e një vale nervozizmi dhe acarimi duke shfryrë sa të mundë në rrjetet sociale.
“Më merr të keqen”, “shko lahu” “e ke trurin e mpirë” e të tjera shprehje si këto të bëjnë për të qeshur kur i lexon, deri kur kujtohesh se njeriu pas tastierës është Kryeministri i Shqipërisë. Nga ana tjetër Edi Ramës nuk është për t’i vënë shumë faj. Gjithnjë e më shumë po shtohen komentuesit që e quajnë “kriminel” dhe “trafikant droge”, bashkëpuntor të Saimir Tahirit.

KOMENTE DHE PËRGJIGJE
Komentuesi- Ju jeni të gjithë per Burg bashk me shumicen e prokuroreve, gjyqtareve, krybashkeiakeve dhe policeve. Na keni nxir jeten të gjithë njesoj jeni, plehra.
Edi Rama – Renato, ti me merr te keqen mua dhe jeten s’dukesh ta kesh hic te nxire, po shko lexo, meso, ushqeje trurin, sepse e ke si te mpire nga sa shoh se largu! Ke luajtur shume me topa bore mbase
Komentuesi – Ti me qorrin jeni qe vrate 4 veta ne bulevard per Meten, qe u ngjite ne pushtet dhe pastaj ma bere President. Cfare te presim nga ju Kriminele
Edi Rama – E shkreta ti, me kete mendje hiç asgjë mos prit se s’ke çfare pret fare, e paske fushe krejt qendrën e komandimit
Komentuesi – Vetem ne shqiperi mbrohen hajdidet jeni kryminela turp turp te keni i futni ne burg per drita qe nuk paguan kete krimenel jo bravo bravo
Edi Rama – Kurre nuk eshte futur askush ne burg per mospagese dritash! Kurre! Per vjedhje dritash me tela te lidhur hajdutçe po, patjeter, keshtu qe dil nga kazani i çorbes se thashethemeve, shko lahu, bej nje vrap qe te ajrosesh rradaken, lahu prap, dhe fillo meso, lexo, shkollohu e ke per te pare sa mire do ndjehesh, degjo mua, e kam shume miqesisht
Komentuesi – Drejtesin nuk e ben politika por Gjykata.Me prit te beni ju drejtesi kjo kurre ska per te ndodhur.Dhe kur flisni ju politikanet per drejtesi me perzihet.
Edi Rama – Stiv, shkollohu pastaj fol
Komentuesi- Kur moret moret 4vjecarin epar shkaterruat Lazarati dhe ne sipopull tham shyqyr ushkaterrua mbjellja ekanabisit por ja hoqet Lazaratit dhe ja futet shqiperis cep me cep kanabisin.Bravo prandaj them mos umundoni ti hidhni hi syve keti populli
Edi Rama – Po sikur te merresh pak me shkolle dhe te mesosh te shkruash mire shqip qe te kuptohet edhe cfare thua, si mendon?



1 Comment

  1. Te te marrin te keqen o xhan
    1 E hoqe sot per neser
    2 Nuk e bere minister pas zgjedhjeve
    3 E perjashtove nga grupi parlamentar

    … di shume ti, por mos bej kodoshin se di dhe perfundimin.
    Kur te shkosh te deshmosh te ajo prokurorja femer, aty do ta shohim sa llape te gjate ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *