• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri ‘bashkon’ opozitën, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Cështja ‘Tahiri’ po konsolidon gjithnjë e më shumë opozitën e përbërë nga dy partitë kryesore PD dhe LSI.

Pas tryezës së përbashkët, LSI duket se do t’i bashkohet qëndrimit të PD-së për të bojkotuar pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Sot pasdite kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë e PD-së për t’u takuar me kryetarin Basha.

Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili. Nuk dihet cfarë është biseduar konkretisht mes tyre, por me siguri që në fokus ka qenë dakordësimi për një qëndrim të përbashkët, sidomos të mërkurën kur do të votohet në Kuvend raporti për imunitetin e Tahirit.

PS paralajmëroi sot votën kundër heqjes së imunitetit për ish ministrin e Brendshëm.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *