• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri dhe dosja ‘Habilaj’, nis lëvizjet Donald Lu. Takohet me ambasadorin italian

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Nuk dihet për çfarë kanë biseduar dy diplomatët me njëri-tjetrin, por mendohet që në fokus të bisedës të kenë qenë përgjimet e antimafias italiane për dosjen ‘Habilaj’, ku del i implikuar edhe Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm.

Cështja e imunitetit të tij shkon në Kuvend të mërkurën dhe pritet të shkaktojë debate të ashpra, në një kohë kur mazhoranca ka deklaruar hapur votën kundër heqjes së imunitetit, akt që i hapte rrugë arrestimit të Tahirit.

© LAPSI.al 



3 Comments

  1. Luja eshte ne tave per vete. Leket kane ikur per fushaten e Klintonit, prandaj nuk ndjehet gjekundi. Nuk shahet Trumpi kot sa per te kalu kohen

  2. Ka vajtur ti mbylle gjerat.do japin ca miliona euro tek ambasadori italian dhe ca te tjera tek shefi i antimafias dhe historia mbyllet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *