• |
ide | kryesore

Skandali në Parlamentin Europian, deputetët akuzohen për ngacmim seksual

Arkiva, Planet, Të fundit



Mbi dhjetë femra që punojnë në Parlamentin Europian kanë akuzuar deputetët për sjellje të pahijshme, duke pretenduar se PE është bërë vatër e ngacmimeve seksuale, shkruan ‘Sunday Times’.

Këto femra kanë akuzuar politikanët për prekje, shikime dhe ngacmime, si dhe ankohen se po i trajtojnë keq.

Një asistente që nuk pranon të identifikohet në PE pretendon se një zyrtar i lartë i këtij Parlamenti ka masturbuar në prezencë të një asistenteje të re.

Një femër tjetër e punësuar në PE e përshkruan se si një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian e kishte ndjekur disa herë.

Ajo pretendon që Parlamenti Evropian është bërë vatër e ngacmimeve seksuale.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një nëpunëse tjetër e PE, është shprehur se ndihet e poshtëruar nga trajtimi që i bëjnë anëtarët e PE.

“Sunday Times” nuk ka zbuluar emrat e këtyre femrave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht në PE, për faktin se asnjëra prej tyre nuk i ka raportuar rastet në polici nga frika se karriera e tyre mund të marrë fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *