• |
ide | kryesore

Berisha publikon emrin: Ky është ministri tjetër që pritet t’i hapet dosja bombë e lidhur me krimin

Arkiva, Të fundit



Teksa flitet për një tjetë ministër për të cilin ka dosje përgjimesh, ish-kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook shkruan se bëhet fjalë për ministrin aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Vizitën e tij me urgjencë në Itali, Berisha e sheh largim për të rregulluar punët personale të tij.

“Xhafa i droges ne vizite “pune” personale me urgjence ne Itali per dosjen e tij! Te dashur miq, dje u nis me urgjence ne Itali, gjoja per vizite pune, por ne fakt personale, per dosjen e tij. Keto dite, krahas dosjes “Tahiri” dhe kerkeses se prokurorise per arrestimin e tij, Tirana gumezhinte per nje dosje bombe te nje minstri tjeter dhe kjo dosje eshte pikerisht dosja e ministrit Xhafa, dosje e trafikut nderkombetar te droges nga grupi i Agron Xhafes. Ne kete dosje, 3/4 e te ciles gjendet ne duart e Sajmir Tahirit, por dhe te tjereve thuhet se provohen ne menyre te sigurt lidhjet direkt te Fatmirit me veprmitarine kriminale te Agronit ne trafikun nderkombetar te Kokaines. Fatmiri rodhi ne media lajmin se u nis me urgjence ne Itali i thirrur per dosjen e Sajmirit. Ne te vertet ai shkoi me urgjence per dosjen e tij bombe! Sb” – shkruan Berisha.

 



16 Comments

  1. Ky i paska nxjerre neper portale kete ‘lajm’ burimi me i besuar ne vend, sala dhe mendimet e tij ne fb, nuk le tjetri nje rast pa thene ndonje brrockull.

  2. E shikoj dhe e degjoj per dite qfareflete e shkruan ky njeri.E degjoj se si qierret neper mbledhje e ekrane dhe vertete neveritem ,me rrotullohet lukthi dhe me besoni koheve te fundit sa here del e ndrroj kanalin ose e fiku televizorin.Si nuk turprohet as nuk skuqet ky plak ,mjek i thote veti prind e gjysh e nxjerre nga goja gjithe ato intriga,genjeshtra e ndytesi madje .Ne moshen etij njeriu duhet te krijoje paqe me veten e tij me miqe po edhe me kundershtare,duhet me shembullin e vete dhe me fjale e urtesi te keshilloje dhe edukoje te rijte.Si nuk turprohet nga femijte nga ata te rinje qe e degjojne.SImundet nje mjek ,nje burre plak e gjysh te jete kaq goje qenef,te nxise kaq urrejtje,banalitete e primitivizma nga goja more?!Kjo krijese njerezore ka kontaminuar skenen politike,ka nxite perplasje e tragjedi dhe ka shendrruar skenen politike shqiptare ne arene perplasjesh,e konfrontimesh madje duke shendrruar edhe tere Shqiperine ne nje fushe beteje me permasa tragjike .Ky eshte shakatari i mijera jeteve te humbura .Ai sot e kesaj dite del pa fijen e pendeses dhe turpit ke u perpjekur te kalle edhe vend per ringjalljen e pushtetit te tij.

  3. Filloj ky me kte avazin e fantazive ,mos te kan bere dem ilacet se nuk shpjegohet ndryshe reagimi jot,ose duhet te shtrohesh ne spital psikiatrik

  4. liridon ,lam tr pa tregoni kush i qoj ne itali 30 ton drog,dhe nga kaluan ato.mos mendoni se bythen e keni ju tunel e nuk i ka par kush ato.keto kapi italjani po sa te pa kapura jan pra mbi 300 ton.rama u shit tek meta edhe pse i tha bastard e kokpalare vetem per nji ngjal ne gjirin e lalzit,kujton ti se italjani nuk shitet per 10 miljon euro kur vetem sajme qorri merrte 5 miljon ne muaj.ikni o krymba qenefi negjmije.je ti liridon ai qe bente transportin.

  5. Mos me thuaj kur flet akoma edhe ti per mbyllje dosjesh, kur e di gjithe shqiperua qe je ekspert ne mbylljen e ceshtjeve me fam e te perfolura qe vetem ti e di si i ka vajtur fati atyre. E mendon tani se te gjithe na qenkan si ti, por jo….hap ndonjeher ndonje burim te sakt informacioni mos degjo tere kohen qytetarin dixhital, po keshtu eshte kur nuk ka degjuar ndonjeher per samite, se i vetmi qe shkonte jashte vendit ishe ti.

  6. Po kete kush ta tha ty Sale? Sa te zgjuar e paske kete qytetarin dixhital, kudo i fuska hundet.
    Ben mire te mbulosh pislliqet tende ti para se te hash burgun per pleqeri dhe leri njerzit e duhur te bejne punen e tyre.
    Siu ndave mediave ti, na cmende.

  7. I papar je sale, te kam zili, se si e merr ate guxim dhe e nxjerr veten gjithmon boshe para gjithe shqiptareve me keto statuse qe nuk e kane piken e seriozitetit apo vertetesise brenda.

  8. Ti kushdo qe do jete ne krye te asaj ministrie do ta sulmosh dhe perndjekesh me 100 mije lloj historirash dhe trillimish.
    Dhe tashme dihet se pse e ben kete.
    Ti harron hisotire e verteta te ministrave te tu, te parin Lulin la nam me shume nga te gjithe me lloj lloj skandalesh.
    Ti harron tet bije dhe tet bire me ca nuk jane te lidhur e njihen boterisht krimet e tyre se na i keni shitur dinjitetin me gjithcka.

  9. Po saliu sikur ska pune tjeter dhe merr me rradhe ministrat qe punojne per vendin dhe shpif gjithe diten ne fb.

  10. Rri o sale aaman se nese ka nje njeri qe ka probleme me drejtesine je ti dhe familja jote seshpejti do te te vij rradha

  11. nga nje ane i bie fyellit ti sali.ngele duke imagjinuar gjera.po ik o njeri rri rehat se iku koha jote ,koha ku ti i hidhje hi ne sy shqipetareve.tani nuk te beson me njeri se je bere bajat.

  12. Akoma nuk ke harruar te vdesesh o plakush llafazan qe e ke ber vendin si teater ti duke bere te tilla komente

  13. Vellai i Xhafajt eshte sa disa Tahire e Habilaj bashke, po rendesi ka qe ministri aktual i brendshem ka nje ushtri komentuesash/trollsash mjaft aktive. po konkuron Erion Veliaj kelliren ne kete aspekt se Edi eshte njeshi i manipulimit

  14. Sala ka hallin e vet, jo te Xhafes. Ne nje nga citatet e Mao Ce Dunit thote: “turbulloje ujin e kulluar qe te kullohet” Por Sali si lexues besnik i citateve te kryetarit Marksist Mao shpreson ta turbulloj ujin qe te rehatohet vet

  15. Po Sala ska ca ben tjeter ne kohen e tij te lire e nxjerr lajme qe keqinformojne publikun. Ah mo i mjere sa keq qe je katandisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *