• |
ide | kryesore

Dokumenti i Tahirit/ Deputeti i PD-së: Prokuroria e Katanias nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin

Arkiva, Të fundit



Në një dalje para mediave deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për dokumentin e siguruar nga Tahiri nga prokuroria e Katanias. Ai arsye se pse kjo prokurori nuk mund ta hetoje ish-ministrin.

Sipas Alibeajt, Prokuroria e Katanias ka hetuar bandën kriminale të trafikut që e ushtronte aktivitetin kriminal brenda territorit të vet.

Prokuroria e Katanias nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin që mbështet dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës, kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare. Këtë detyrë të drejtësisë shqiptare Rama dhe Tahiri po e pengojnë duke mos pranuar kërkesën e saj. Aktakuza e antimafias italiane ka 1800 faqe provash dhe fakte të drejtësisë italiane, që faktojnë përfshirjen e Tahirit dhe përfitimin e milionave eurove”- tha Alibeaj.

Gjithashtu Alibeaj tha se Rama ndaloi drejtësinë që të bënëtë punën e saj, pasi kryemiinstri ka dashur t’i japë kohë Tahirit që të zhdukë provat.

Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës. Parlamenti shqiptar nesër ka provën, nëse do të zgjedhë drejtësinë dhe barazinë para ligjit, apo do të zyrtarizojë dy standartet e Ramës, e do të marrë në mbrojtje krimin.” – shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *