• |
ide | kryesore

Llalla për Tahirin dhe Çakon: Provat për mbështetjen e krimit i kanë italianët!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pranon se provat për mbështetjen që iu dha Habilajve nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme janë në duart e Antimafias Italiane. Sipas Llallës “Hetimet e Antimafias Italiane, së fundmi, kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë tonelata lënde narkotike kanabis ne shume raste kjo është realizuar dhe me mbështetjen e individeve qe kane per detyre goditjen e ketij krimi”.

Prokurori i Përgjithshëm e la të paqartë se kush ishin këta individë, por ai iu referua rastit Habilaj, duke pranuar se provat për mbështetjen e tyre janë në duart e italianëve.

Këto ditë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është në Itali, pas ngulmimit të tyre për t’i shkuar deri në fund rastit Habilaj. Nga ana tjetër, Haki Çako është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një takim me drejtues policie nga e gjithë bota. Në Shqipëri ka mbetur Saimir Tahiri që i ka shpëtuar për momentin arrestimit, por e ka të pamundur të udhëtojë jashtë vendit. Sipas asaj që deklaroi Llalla nuk dihet se për kë ekzistojnë provat e mbështetjes së krimit, për Haki Çakon, për Saimir Tahirin apo për të dy bashkë?



1 Comment

  1. Ky thua se ka zbrite nga Marsi.Ore po je njeriu kryesor per hetim dhe ndjekje.Ku ishe ti more.Qfare bere ti prej se je zgjedhur.Ti as dy fjali nuk i flete si duhet.Paska fajet Tahiri e Cako ,po ti a bere ndonje veprim .Perse paguhesh.Premtime jo ket vjeshte jo kete pranvere do kapish peshqit e medhenje .te vetmen gje qe bere ishte perplasja me amsadorin e SHBA-ve per pune te lindjes se gruas sate ne SHba dhe pse nukta lejoj vizen .Ik ore pirdhu se Shqiprias nuk ka fare prokurori.TI a nuk e din se institucioni me i pabesueshem dhe me i korruptuar ne Shqiperi eshte drejtesia.Per kete ti ke meriten kryesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *