• |
ide | kryesore

Pse është në ankth Edi Rama?

2, Arkiva, Ide



Zbardhja e vendimit të mazhorancës, se nuk ka prova që lejojnë arrestimin e Tahirit, i ka zhytur edhe më shumë në konfuzion qëndrimet e socialistëve. Në komisionin e imuniteteve, aty ku kushtetuta nuk ua lejon të shqyrtojnë provat, ata këmbëngulin të thellohen tek ato. Ndërsa në radhët e partisë së tyre, ku mund të bëjnë ç’të duan, e përjashtojnë “pa prova” ish simbolin e qeverisjes së djeshme.

I njëjti konfuzion si në këto akte vendimarrjeje të PS-së, u vu re edhe dje në fjalimin e përpunuar stilistikisht, por të përçartur në mesazhe, që mbajti Edi Rama.

Reagimit të kryeministrit, që mund t’i hiqje kapelen qoftë për nga forma, qoftë për nga aftësitë aktoriale të performimit, i mungonte gjëja më elementare: mesazhi që i përcillte publikut.

Të gjithë ata që e dëgjuan, në fund të tij, nuk kuptuan gjënë më të thjeshtë: A po i bëhej një proces politik Saimir Tahirit? A qenë bashkuar opozita, prokuroria dhe mediat për të goditur përmes tij qeverinë? A ishte kjo një lëvizje në prag të startimit të reformës në drejtësi dhe periudhës para hapjes së negociatave me BE?

Pra thënë shkurt, a kishim të bënim me një komplot të stisur dhe pa fakte?

Apo në të kundërt, Saimir Tahiri ishte, sipas etiketimeve të Ramës, “një vemje që turpëron fjalën njeri” dhe “zhgënjimi më i madh i jetës së tij”? Pra shkurt, një zyrtar që kishte shrtytëzuar postin e tij si ministër për t’u pasuruar për vete me paratë e drogës dhe për t’i përdorur ato për fushatën elektorale të partisë?

Kjo gjuhë e dyfishtë, këto mesazhe të paqarta, shprehin në fakt konfuzionin e Edi Ramës për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj njeriut që e pati për katër vite me radhë në krahun e tij të djathtë.

Dhe ky konfuzion buron nga dy elementë. Së pari, Edi Rama nuk do të presë të gjitha urat që e mbajnë të lidhur me Tahirin. Megjithëse tashmë ia ka lënë të tëra përgjegjësitë në derë, duke theksuar se ai nuk dinte gjë se ç’bëhej në ministrinë e rendit, se as nuk i emëronte dhe as komunikonte vetë me shefat e policisë, pra ndonëse për gjithçka që mund të zbulohet në të ardhmen ia ka kaluar faturën ish ministrit, ai e di se Tahiri është në brendësi të shumë sekreteve të kësaj mazhorance. Edhe në intervistën në emisionin “Opinion”, Saimiri la të kuptohej se kishte material të majftueshëm për të gjithë ata që po e sulmonin. Dhe duke ditur këtë, Rama nuk do që të radhitet mes tyre. Ai do t’i lërë Tahirit iluzionin se nuk e ka shitur përfundimisht.

Por bashkë me këtë synim, Rama ka edhe një frikë tjetër që e detyron të bëjë një lojë të dyfishtë.

Nëse Tahirit kërkon t’i japë përshtypjen se nuk po e lëshon, shqiptarëve dhe ndërkomëtarëve do t’i ngulisë mesazhin e kundërt. Atë të ndarjes me ish ministrin. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Rama nuk është ende i qartë se ç’fakte, që ende nuk i di, gjenden në dosjet e përgjimeve italiane. Ai nuk ka në dispozicion të gjithë informacionin shterues që do ta bënte të mbante qëndrimin përfundimtar. Prandaj mesazhet e tij janë as mish, as peshk. Prandaj ai edhe e “shet” edhe e “mbron” Tahirin. Prandaj ai e trajton edhe si “vemje njerëzore” edhe si “viktimë të një komploti politik”.

Kjo gjuhë e dyfishtë e kryeministrit, që buron nga ankthi i tij për të nesërmen e panjohur, po konfuzon rëndë edhe përfaqësuesit më të lartë socialistë. Të paarmatosur me fjalorin fin dhe plot nuanca të Ramës ata po dalin qesharakë në sy të publikut. Sepse sa herë shfaqen para tij, duket sikur flasin për dy Tahirë të ndryshëm. Një që duhet lartësuar dhe një që duhet anatemuar. Pikërisht ashtu siç bënë ditët e fundit, kur e mbrojtën se nuk kishte prova në komisionin e mandateve dhe e linçuan po për mungesë provash në grupin e PS-së.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Une nuk e di nga buron paqartesia jote mbi mesazhin e Rames, Bushat. Une personalisht e shoh te qarte: nuk eshte pune e tij a e partise qe te vendose eshte apo jo kriminel Tahiri. Prokuroria e ka gjithe mundesine per t’a hetuar kete, e gjykatat mund te vendosin. Ama socialistet nuk kane pse te mbeshtesin prokurorine, nqs ajo vendos te beje politike duke arrestuar Tahirin pa gjetur ende prova, por thjesht bazuar ne bindje. Nqs ti Bushat ke nevoje per paqartesira, kjo nuk do te thote qe ato ekzistojne

  2. Edi Rama eshte ne ankth, bile te math sepse u detyru te beje ate qe asnje Kryeminister nuk e ka bere para tij : Ka bllokuar me vota ne Parlament heqjen e Imunitetit (!) per ish-Ministrin e tij, si kurre me pare. Pse? Se ka hallin e Tahirit? Jo mor jo, KA HALLIN E TIJ. Sepse Tahiri ka qene vetem nje taksambledhes i biznesit te droges per llogari te qeverise. Rama ka arsye te jete ne Ankth. Ish-Taksambledhesi i tij i biznesit te droges, mund te hape barkun e te tregoje gjithcka po ra ngusht. Kesaj i trembet Rama. Prandaj e “harroi” ate deklarimin “Dru i shtrember” per Tahirin dhe tani “Drurin e shtrember” e ka marre ne mbrojtje. Nga halli i vet, natyrisht.

  3. o oo Dino,
    Nuk ka me imunitet as Tahiri e as nje deputet tjeter. PS’ja (te pakten per momentin) ka refuzuar qe Tahirua te arrestohet nderkohe qe nuk ka prova (ose nqs ka, nuk jane paraqitur gjekundi !! ). Keto provat qe te paskan mbushur mendjen ty per Tahirin e Ramen ku qenkan mor burr i dheut. aman ore na i trego te ndricohemi te gjithe.. !

    1. Qenke prapa botes ti mor Ad. Po pse ore Qeveria vendos se ke te arrestoje apo jo Prokuroria???PS vendos ka apo jo prova??? Ato prova Prokuroria ne Parlament do ti sjelle??? NE PARLAMENT DO BEHET GJYKIMI I TAHIR-efendise???Pse nuk u dorezua Tahiri te Prokuroria ashtu sikur Ilir Meta, Lulzim Basha etj para tij??? Ashtu sikur i eshte hequr Imuniteti te gjithe te tjereve kur ka kerkuar Prokuroria??? Vrite ca mendjen o Ad, kujto vetem se Ed Rama diten e pare tha per Tahirin “Dru i Shtrember”, kurse pastaj “Drurin e Shtrember” e mori ne mbrojtje…vrite ca mendjen pse ndodhi kjo.

  4. ad,e adri,shkoni paloni thaset e mbetur me kanabis e beni detyren se vijen frroket,habilajt e shullazi e ju bejn bythen shosh me keq se te rames e tahirit.keta komandanti i krimit ruqi xhafa i ka ne dor.po u tha shiztuni si prostitut rame e tahiri shiten.ik mblidhi thaset.

  5. Ankthi i Rames nuk buron nga kakarisja e banditeve e hajduteve te PS te PD apo te LSi por nga hija e te “medhenjeve” qe vendosin per fatin e tij e te tjereve para e pas tij. Te gjitha shenjat tregojne se skenari maqedonas do perseritet ne Shqiperi natyrisht i pershtatur ne shqip.

  6. Po ty Bushat kush po te shtin me kercy ne dasem te huaj? Une i kuptoi ata qe i rrezikon Vetingu dhe reforma ne drejtesi,sepse ua eshte shterngua laku ne fyt.Mund ti kuptoj ish qeveritaret dhe qeveritaret e sidomos shume prokurore e gjyqetare te cilet e din se Vetingu jo vetem qe do tilere pa pune por do te kene ballafaqim me drejtesine e pavarur pas vetingjane.Eshte e kthjellte si drita e diellit se ne ankth jane ata te cilet nje pergjim dhe nje akuze per disa trafikante droge pas nje hetimi kater vjeqar te situr e shoshitur mire,duanta marrin si kauze per ta rrexuar qeverine e cila vetem para 3 muajve fitoj bindshem zgjedhjet.Ishte kjo situate,ky kanabis,keta kriminel dhe keta prokurore te cilet per kater vite nuk leshuan asnje urdherarrest per trafikantet edhepse kjo ishte puna kryesore dhe pergjegjesia e tyre.Si eshte e mundur qe drejtesia e policia italiane per vite hetimi nuk leshoi urdherarrest per Sajmir Tahirin e supermenet tane qe bene gjum kater vite i moren hetimet e italianeve dhe per 48 ore leshuan urdherarrest pa asnje prove tjeter per deputetin Tahiri?Ju ende nuk e keni kuptuar se shqiptaret nuk i hane broqkullat e kazanit si thote Rama.Nuk po e shihni se ju disa analist e gazetare dhe SHQUPI po i bini te njejetes melodi me te njejeten kenge te cilen e keni perseritur tash kater vite dhe e pate rezultatin ne zgjedhje.Qfare mendoni se ndryshoi tani? Mos valle kujtoni se ju beson kush ty e Lubonjes ? Apo mos besoni se shqiptaret i ka marre malli per pushtetin e Salihut? Asnje ankth nuk e ka Rama per kete,ankthi eshte i gjithe atyre qe mendojne se mund ti bejne shqiptaret budallenje dhe i atyre prokuroreve qe mendojne se mund ti ikin Vetingut dhe pergjegjesive sepse e kane te veshtire ta arsyetojne pasurine dhe te bemat e te paberat e tyre.

  7. Eshte me se normale,te gjithe pa perjashtim,Zogu,Hoxha,Berisha,Nano.Meta edhe ky me banane ne dore ,i kane nderruar mendimet dhe fjalite sipas stines ose sipas interesit.Edhe ti Bushat c’fare nuk ke thene me perpara dhe tani pret se cfare do ndodhi.Asgje.PS i ka votat dhe fuqine,fajin e ka komshiu dhe jo shtepia.Ketu ka nje gje ,Pse prokuroria nuk rishikon vendimin e gjykates per ate Aganin qe eshte denuar(thuhet kot) ,pse nuk e merr ne mbrojtje mqs eshte i pafajshem.Hajde ,hajde jemi mesuar tani me keta kodoshe me shume koka.

  8. Harron te thuash gjysmen tjeter te se vertetes o Bushat! Rama po e mbron Tahirin edhe pas kercenimeve te ketij te fundit me dosjet kriminale te Rames.. dhe sa per dijeni aty te ps-ja ska me asnje socialist, por vetem rilindaxhinj e kriminele!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *