• |
ide | kryesore

Ronaldo fiton për herë të dytë “The Best”. Mposht thellë Mesin

F1, Sport



Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka fituar për herë të dytë më radhë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë në botë, që kur FIFA u nda nga France Football.

Sezoni i fundit i Cristiano Ronaldos është vlerësuar lart nga kapitenët dhe trajnerët e Kombëtarëve të futbollit, të cilët e votuan atë si më të mirin për vitin 2017. Ronaldo mori 43.16 % të votave, duke lënë prapa Lionel Messin me 19.25 për qind të votave. Ndërsa Neymar ka arritur të marrë vetëm 6.97 për qind të votave, duke u renditur si i treti.

Për të marrë këtë çmim portugezi kontribuoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli.

Sipas FIFA-s, që ka zbuluar votat, Agolli e ka votuar të parin Ronaldon me pesë pikë, më pas Messin me tri dhe në fund Buffonin me një pikë.

 

 



1 Comment

  1. Sa per sqarim: Ronaldo e fiton per here te pesta kete cmim, po aq here sa e ka fituar edhe Leo Messi.
    Nje gazete si juaja nuk i lejohet te shkruaje kaq jo profesionalisht. Messi ka udhehequr 4 me 2, pastaj 4 me 3, pastaj 5 me tre fhe Ronaldo shkoi ne 5 me 4 dhe 5 me 5.
    Pdyshim jane futbollistet me te mire ne bote, qe i japin futbollit nje bukuri magjepsese.
    Me tutje te shohim, por sot po dalin futbolliste me emer kudo neper Europe. Zorr se ndonje nga te dy do fitoje nje top tjeter te arte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *