• |
ide | kryesore

Messi i gjakosur pas hekurave, mesazhi i ri rrënqethës i ISIS

Arkiva, Planet, Të fundit



ISIS ka kërcënuar sërish, por këtë herë shënjestra nuk janë shtetet që luftojnë kundër shtetit islamik. Në vëmendje të tyre do të jetë Botërori i futbollit që zhvillohet në Rusi qershorin e ardhshëm, duke nisur nga 14 qershori.

ISIS nëpërmjet një prej organeve mediatike të propagandës së tij, “Ëafa Media Foundation”, ka publikuar në rrjet një fotomontazh të Lionel Messit që derdh lotë gjaku pas hekurave. Nuk është vetëm kjo pasi përbri fotos është edhe një mesazh i shkruar në anglisht: “Ju po luftoni një shtet, i cili nuk e njeh fjalën ‘dështim’ në fjalorin e tij.”

Ky nuk është kërcënimi i parë i këtij lloji. Në “Telegram”, aplikacionin e mesazheve të përdorur shpesh nga militantët xhihadistë të Shtetit Islamik, qarkullon prej kohësh një imazh i një luftëtari të ISIS, i armatosur me kallashnikov dhe me një bombë gati për të shpërthyer, ndërkohë që në sfod shihet qartësisht profili i “Volgograd Arena”, njëri prej stadiumeve që do të presë fazën finale të Botërorit të vitit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *