• |
ide | kryesore

PS mbron Tahirin në Kuvend: Mbrojtja do thotë stop në gjykatë, kjo çështje është e montuar politikisht

Arkiva, Të fundit



Pas votimit ne Kuvend, ku PS-ja me votim elektronik rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kerkonte arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, fjalën e kanë marrë deputetët e dë dyja kampeve për të diskutuar për këtë çështje.

Deputeti i PS dhe anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja, është shprehur se nuk do të ketë gjykatë jo në Shqipëri, por në Evropë që themelon pafajësinë duke u veshur opozita me sfond politik.

Sa i takon retorikës së fortë këto ditë, por edhe me këto që keni mbi tavolina (pankartat kundër qeverise që mbante opozita) po e dëmtoni hetimin e cështjes Tahiri, kjo që po bëni shkon në rrjedhën e kundërt, po i bëni një shërbim të madh Tahirit duke i dhënë argumenta politike e s’do ketë gjykatë jo në Shqipëri, por në Evropë që themelon pafajësinë duke u veshur ju këtë sfond bardhezi. Do ta vini gjykatën përballë faktit të kryer, kur mbrojtja do thotë stop, kjo çështje është e montuar politikisht. Në rastin konkret humbet drejtësia e do humbasë për shkakun e hallit tuaj për pushtet. Ta lëmë prokurorinë të bëjë detyrën e ta vazhdojë hetimin, kjo është ftesa ime miqësore nëse keni hallin të shkojë në burg nga i pari tek i fundit kush ka shkelur ligjin, dëmi më i madh i drejtësisë është kjo që po bëni ju sot.” – tha Ulsi Manja i PS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *