• |
ide | kryesore

Rama shpëton Saimir Tahirin nga arrestimi

Arkiva, Kryesore



Me 75 vota nga Partia Socialiste dhe të deputetëve çamë, Edi Rama bllokoi arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, të akuzuar për trafik narkotikësh, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Duke i konsideruar akuzat e prokurorisë sit ë frymëzuara politikisht, socialistët nuk lejuan që Tahirit t’i vihen prangat.
Vetë Tahiri mungoi në sallë gjatë votimit. Munguan edhe dy deputetë të LSI Agron Çela dhe Vangjel Tavo, bashkë me Tom Doshin dhe Fatmir Xhafën.
Tahiri foli shkurt para se partia e tij ta mbrojë nga arrestimi.
“Nuk pres ta gjej të drejtën time në sallën e Parlamentin ndaj mirëpres çdo vendim tuajin” ishin fjalët e Tahirit, që kishte marrë garancinë e kryeministrit Rama se nuk do të arrestohej. Ndërkohë, kur Edi Rama nisi të flasë në kuvend, opozita u largua nga salla.
“Mos i bëni për budallenj shqiptarët se keq e më keq do ta pësoni” u shpreh Rama me ironi për deputetët e opozitës. Në fjalën e tij para se të votonte kundër arrestimit të Tahirit, nuk e përmendi asnjëherë emrin e ish ministrit.
Në dalje të parlamentit, kryeministri lëshoi një lumë sharjesh dhe fyerjesh për gazetarët.
“Turp për ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni torovisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi” ishin fjalët e para të Ramës, që të gjithë mllefin dhe frustrimin e shfryu ndaj gazetarëve.
Ndërkohë deputetët e opozitës protestuan me pankarta ku shkruheshin “qeveria e drogës”, “qeveria e krimit”, “qeveri mafioze” e të tjera. Si rrallë në këto 4 vjet kryeministër, Rama u shfaq i nervozuar, në hall dhe me fytyrën e vrerosur, duke reflektuar sikletin që iu desh të kalojë kur ngriti kartonin për të mbrojtur një të akuzuar për trafik droge nga akuzat e prokurorisë.Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *