• |
ide | kryesore

Ruçi i ndërpret fjalën, Berisha largohet nga salla: Kjo është dita e turpit e këtij parlamenti në 27 vite

Arkiva, Të fundit



Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është treguar sërish i prerë me ish-kryeministrin Berisha duke i ndërprerë fjalë me pretendimin se reagimi i tij nuk ishte për procedure.

Pas këtij veprim, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga salla e seancës plenare dhe ka folur me gazetarët para hyrjes së Kuvendit.

Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po mbështet bandat e trafikantëve dhe pengon drejtësinë.

Siç e shihni ju një bandë që ka trafikuar me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera, 30 ton drogë në Itali. Kanë mbështetjen e kryeministrit. Nuk ka në historinë e këtij Parlamenti 27 ditë më të turpshme, kjo është dita e turpit”, – tha Berisha.

Ndërkohë, para pak minutash Berisha është kthyer sërish në sallë dhe ëhstë parë të bisedojë me Enkelejd Alibeajn.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *