• |
ide | kryesore

Vazhdojnë abuzimet seksuale në Hollywood, një tjetër rast kundër aktorit Steven Seagal

Paparazzi, Slider



Këtë herë bëhet fjalë për aktorin me famë botërore Steven Seagal i cili akuzohet nga prezantuesja amerikane Lisa Guerrero se e ka ngacmuar seksualisht.

Prezantuesja e “Inside Edition” pohoi se ajo ishte keqtrajtuar nga ylli i filmit aksion në kohën kur ishte në prova për filmin e tij “Fire Down Below” në mesin e viteve ’90. Në një intervistë me Newsweek, Guerrero pretendon se ajo fillimisht ishte thirrur për audicion për filmin në shtëpinë e Seagalit, kështu që ajo mori edhe një mikeshë me vete që të mos ishte vetëm me të. “Kam shkuar në shtëpi duke u ndjerë shumë mirë në lidhje me provën, dhe po atë ditë më thirri menaxheri im duke më thënë: “Steven do që ta jep një rol, por ti duhet të shkosh sërish në shtëpinë e tij për një provë private sonte”, tha prezantuesja. Guerrero thotë se ajo nuk pranoi, dhe roli iu dha më pas një aktore tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *