• |
ide | kryesore

Vrasja e 17-vjeçarit në Sharrë/ Gazetarja Alida Tota fiton gjyqin për largimin nga puna

Arkiva, Lajme



Gazetarja Alida Tota ka fituar pjesërisht betejën e saj juridike për largimin nga puna në gusht të vitit të kaluar. Largimi i saj nga puna u bë pas investigimit në landfillin e sharrës ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Ajo punonte në televizionin A1 News dhe prentendonte se largimi i saj u bë pas presioneve të shumta të ushtruar nga pronari i këtoj televizoni. Pak ditë më parë është pranuar kërkesa e Totës për dëmshpërblim fianciar nga televizioni, por jo shkarkimi nga detyra pa ndonjë shkak të arsyeshëm.

Në mbështetje të gazetarës ka ardhur edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, të cilët e përgëzojnë këtë vendim të Gjykatës së Tiranës.

Ndërkohë bëhet me dije se Alida Tota dhe avokati i saj do vazhdojnë të kërkojnë edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit të drejtën për gazetari e fjalë të lire e kundër censurës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *