• |
ide | kryesore

Kanabizimi i trurit

Arkiva, Blog
fuga.jpg



Nga Artan Fuga

Kisha vendosur të bëja një test, të merrja lajmet nga aktualiteti, jo duke ndjekur median, por duke dëgjuar komentet e audiencave në biseda me të njohur e gjysmë të njohur nëpër kafene.

He mo ç’thone mediat.

Hic o profesor!

Po nuk eshte i keq kanabisi, se po te ishte të huajt do ta kishin ngritur zerin qysh ne fillim.

Jo oreeeee? – u habita!

E mo pse çfarë?

Pastaj shteti për të marrë ca lekë e mbush arkën e bëri, se me çfarë do të paguante rrogat?

Jo oreeeee?

Pra, i bie që shteti e la kanabisin, që t’u jepte lekë policave që me rrogat e tyre ata të mobilizoheshin për të luftuar kanabisin, që çmimi i mallit të rritej edhe më shumë, që shteti të merrte edhe më shumë lekë, që t’i paguante më mirë policat dhe kështu hajde vallja rrotullo hë!

Ehuu nuk i dimë ne këto punë!

E mo edhe në kohë të xhaxhit bëhej kontrabandë, ja aty te kalata zero! Te porti!

Jo oreeeeee!

E mo ata komunistat të këqinj ishin, por të ndershëm ama, kur bënin ata kontrabandë si mos bëjnë këta që dihet se çfarë janë…

Cfarë janë mo?

Ehuuuu, o profesor, pse bën budallain tani!

Pastaj nuk gjen të keqe nga të kanabisit o prefesor, këta kanë zakone e terbiete, ruajuni nga ata të prostitucionit, ata janë të poshtër, këta janë burra!

Vërtet???

Po ore, mos e diskuto!

Po, mirë i bika që kot…

Kot o fare, kot, duan të mbulojnë diçka tjetër dhe hajde mo hapin tema kot!

E mbolli populli o prefesor, dhe askush nuk e ndalte dot! Se nuk ka punë, bujqësia për ibret, eksport mallrash bujqësore nuk bën dot, tregu i brendshëm i mbushur me mallra të huaja, çfarë të bënte???

Jo ore???

Mos e diskuto, se edhe këta italianët, kujton ti o naiv se e kanë nga drejtësia???

Po nga mo, aman ma thuaj edhe mua se pas orën 21°° unë e fus televizorin në frigorifer dhe frigoriferin e parkoj në trotuar, se nuk ke se çfarë sheh!!! Me përjashtim të ndonjë televizioni që nuk e ndaj!

Po ja u kemi prish pazarin ne atje mo!!!

Ashtu he!

E sigurt!

Ika dhe mendova këta janë gati të votojnë në çdo çast çdo parti kanabisi!

Ku punon mo ti?

Jo unë këtu sheh dantella dhe çakmakë, ca i deklaroj ca jo, se të paguash taksat i bie të heqësh një veshkë ta shesësh për të shlyer borxhet, por gruaja mo gruaja punon te taksat. E kupton vetë ti!

Do m’a lësh ta ha këtë byrekun se më hape barkun o burrë!



1 Comment

  1. nuk te njoh personalisht.por te njoh nga reagimet e sjelljet tua ne media.me eshte krijuar bindja se te gjitha gradat shkencore e meritat i ke arritur si nje ushtar i rregullt i realizmit socialist dhe si nje servil i klasit te pare,pra servil shembullor.pas ndryshimeve menyra jote e sjedhjes nuk ndryshoi duke ju bere servil kujdo qe ishte ne pushtet.per te mos i hyre me thelle e perte qene me preciz pote pyes:sa here ndryshove qendrim per ramen?e perte kthedhuar pak kujtesen.ne fidhim e sulmove ramen per akademin e shkencave,pastaj e falenderove,mendove perte kap kreun e akademise.kur nuk ja arrite fillove sulmet ndaj akademise.a e kupton cfare specie e rradhe je,por jo ne mbrojtje.je bere me keq se rama,kur mendon ti japesh mend te tjereve qe i ke me mungese per vete.po te kujtoj se sic ka thene miku yt i idealeve rama:nuk jane fyerje por opinion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *