• |
ide | kryesore

Kush ia vrau qetësinë Timonierit tonë

2, Ide



Të shumtë ishin ata që u habitën nga çthurrja e gjuhës së kryeministrit përpara gazetarëve dhe nga shpërthimi i tij i papritur pas seancës parlamentare, që nuk lejoi Prokurorinë të vijonte me ndalimin e deputetit Saimir Tahiri. Hamendësimet e shumta për agresionin anormal të kryeministrit, që shkonin nga tronditja psiqike deri tek aversioni i tij i njohur për lirinë e fjalës, e kanë një shpjegim. Sjellja e Edi Ramës është tipike e një njeriu që shikon fundin e tij, pikërisht në momentin kur e mendonte veten më të fortë se kurrë.

Ajo që po ndodh me rastin Tahiri, është vetëm hapja e një kapaku që po nxjerr dhe do të nxjerrë zbuluar kazanin politik ku është gatuar qeverisja e Ramës për katër vite me radhë. Tahiri nuk është një rast i izoluar, që merr fund me një votim në Kuvend. Ai përbën daljen në dritë të një modeli qeverisës që ngërthen brenda vetes lidhjet politikë- krim, korrupsionin dhe përqëndrimin e pushtetit në një kupolë të vetme. Këtë fenomen, Edi Rama as nuk e kontrollon dot më nëpërmjet levave të tij të propagandës dhe as e parashikon dot se ku mund t’a ketë fundin. Kaq mjafton për t’ia rrënuar atij qetësinë, për t’ia shtuar ankthin dhe për t’a nxjerrë para gazetarëve si liderët tipikë autoritarë, që sa më shumë shohin fundin aq më tepër agresivë bëhen.

Në këtë këndvështrim duhet parë si shpërthimi i tij i fundit ndaj reporterëve që bëjnë punën e tyre, ashtu edhe fjalimi që mbajti në grupin parlamentar të PS, dy ditë përpara votimit për Saimir Tahirin. Edi Rama nuk e di nëse ka bërë mirë apo e ka rënduar pozitën e tij duke vendosur të mos e dorëzojë ish ministrin e Brendshëm. Kjo e bën nervoz dhe gati të përçartë kur duhet të flasë në publik. Në një anë përpiqet të lajë duart me Tahirin dhe në anën tjetër shtyhet nga instikti i vetëmbrojtes për t’u bërë mburojë për të. Kryeministri e ndjen se ky mund të jetë fillimi i fundit për të, por është i paaftë të drejtojë një lojë që po e luajnë të tjerët.

Nëse do e dinte që gjithçka do të mbyllej tek Saimir Tahiri, ai me siguri do t’i shkonte deri në fund qëndrimit që mbajti në ditët e para, kur çështja e ish ministrit u bë publike. Por kur mori sinjale se bëhej fjalë për një proces dhe jo për një rast të vetëm, zgjodhi të bëjë atë që dinë të bëjnë liderë të prerjes së tij sa herë që u rrezikohet pushteti. Zgjodhi sulmin ndaj prokurorisë, mediave, opozitës, komentuesve në facebook, njerëzve në rrugë, ndoshta edhe ndaj vetes së tij, që ishte kapur mat pikërisht aty ku akuzohej për vite me radhë: në lidhjen e qeverisë së tij me krimin dhe korrupsionin.

Fillimisht Edi Rama u mundua të bëjë figurën e një lideri të moderuar perëndimor, të atij që i hap rrugë drejtësisë për këdo, madje edhe për ndonjë “dru të shtrembër” që i qëllon brenda shtëpisë së tij. Ai u shfaq parimor dhe i pakompromis, ndonëse i prekej krahu i djathtë i qeverisë së tij. Drejtësi deri në fund, asnjë pengesë për prokurorinë, ishin fjalët e tij të para, të përsëritura nga papagallët e vegjël në PS. Disa kaqolë mediatikë u entusiazmuan dhe nxituan që njollën t’a shndërronin në pastërti, duke rifilluar avazin e vjetër të krahasimit me Berishën. “Ja, Rama nuk është si ai. Nuk e pengon drejtësinë, ka tjetër standart. Nuk vepron me Tahirin si Berisha me Gërdecin apo 21 janarin… është lider që respekton ndarjen e pushteteve”, ishin komentet që synonin t’a nxirrnin të papërlyer kryeministrin nga balta ku ishte llokoçitur qeverisja e tij.

Por iu desh të bënin prapaktheu, sapo kryeministri i “standartit europian” kuptoi që rasti Tahiri ishte një ingranazh që po lirohej në makinerinë e ndërtuar prej tij e që tani rrezikon të shëmbet. Përballë këtij rreziku u shfaq një Ramë tjetër. Njeriu që mbështeste drejtësinë shpërtheu në akuza politike ndaj prokurorëve: Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria, për hir të së vërtetës me një vrap që do kishte hutuar edhe Ben Xhonsonin, me një paraqitje komike që do kishte rrëzuar edhe Mister Beanin, kësisoj, mbase shumëkush mund ta ketë pritur, por edhe më shumë e presin që unë t’i bashkohem qëndrimit haptazi dhe ngultazi të prerë të Saimir Tahiri, kundër një gjyqi farsë, që për hir të së vërtetës i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë, inatçinj… Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për ti prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall … dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë”, deklaroi Rama duke aluduar më tej se dosja e prokurorisë ishte shkruar në zyrat e opozitës, se kishte një komplot politiko- mediatik prapa kërkesës së prokurorëve, etj. Paralelisht me sulmin personal, ai orientoi në sinkron edhe ata, që më parë e duartrokitën kur tha se do i hapte rrugë drejtësisë, për të nisur denigrimin personal ndaj përfaqësuesve të akuzës.

Rama mund të stërmundohet sa të dojë që të rrijë brenda kostumit perëndimor dhe t’i durojë atletet adidas që ia shtrëngojnë këmbët, por kur ndjen se i kërcënohet pushteti është i gatshëm t’i flakë ato dhe t’i shpallë luftë kujdo që e vendos përballë të vërtetës. Ai mund të mos i thotë “horr” Adriatik Llallës, por ky është një ndryshim stilistikor dhe jo thelbësor. Sepse sulmi politik ndaj prokurorëve është i njëjti reagim tipik që di të bëjë një soj politikanësh sa herë kapen në mëkat.

Kryeministri ka nisur një betejë kundër prokurorisë, mediave dhe opozitës, për t’a projektuar hallin që e ka zënë si një pasojë që i vjen nga “Fronti i së Keqes” dhe jo si krizë të qeverisjes së tij, që tashmë ka shpërthyer. Por këtë herë të gjithë e kanë të qartë se të keqen e ka brenda dhe më kot tenton t’i bëjë dalje. Ai po vepron në panik, i pasigurtë për të ardhmen e tij politike dhe për këtë duhet kuptuar. Prandaj, ndoshta nuk i duhen hequr mikrofonat kur nis e shan përçart. Shumë shpejt do të n’a shkaktojë të qeshura më shumë se mister Bini. Provojeni si fillim t’i hiqni zërin dhe t’i shihni shprehjet e fytyrës ndërsa u sulej gazetarëve përpara selisë së Kuvendit.



4 Comments

  1. Tani i duhet blere ndonje pikture Rames, se duhet te jete nje abstraksion i pashembullt….. Po le te shtoje edhe ndonje penel, se pret puna

  2. Ky Kabineti Rama eshte fiks KABINETI I PYKAVE qe ka shkruar dikur Fan Noli…
    “Ti Halim qe s’di kendim, te bej minister per arsim ”
    C’ti permendesh te gjithe, mjafton ate me pikantin Ministrin e Ekonomise e Financave
    nje Dhaskal te gjuhes angleze qe nga Ekonomia merr vesh sa gomari nga muzika…
    “Timonieri” Rama i ketij Kabineti Pykash ka te drejte qe ka humbur qetesine.
    Taksidari i tij i droges, Saimir Tahiri eshte bere legen me lidhjet me trafikun e droges, mjetin jetesor per kete Pushtet Pykash qe te qeverisin.

  3. bushat kot e keni ne kohen qe ju kazanet ,pleherat duhej te merreshit me kryetarin e kazanve pra bastardin,kokpalarin e qelbesiren rama ,ju i turreshut opozites.sdomos fundi i kazanit andi buashati e kapaku i kazanit mero baze ,dhe dorezat e kapakut muq nano e majta enazarkot te dy dorezen e kapakut te djatht,ju krymbat ne mes te kazanit si ti ,lubbonja,,vasjari,mingjozi,ylli rakipi,sokol pala,anila basha,rudina gjungla,baba ramo,ylli enver rakipi i silleshit koqeve e toprve te rams naten e e shanit diten.po qe ka prokuror duhet te parin ne burg ramen ,te dytin kazanin kryekazan artan hogjen e news 24 ,pastaj coftirat ruqi,xhafa,tahiri,qako,erionka velia,pandeli majko,mingjozi,anila basha,rudina gjungla,ylli rakipi,baze,lubonja,sokol palla,andi bushati se nuk ju nxen etj.kontribues kryesor jeni ju qe qelbesira rama esht sot ne pushtet
    se bashku me mao ce LU dun e vllahutin. burg.

  4. Shkullaku. Po sikur te mos ishte ceshtja Tahiri apo e droges ne pergjithsi, cfare do shkruhej per Ramen? Se fundja te perzjere me droge jane dhe PDja dhe LSIja se ata nuk financohen me tregtine e farave luledjelli dhe ata nga droga financohen kane ushtaret e tyre njerezit e tyre dhe bizneset e tyre, mbase jo ne kete menyre kaq haptazi e me kaq arrogance si Rama por pak rendesi ka. Problemi seshte fare tek droga per mua, as eshte se e kthyen vendin ne Kolumbi, se varet nga ku jemi kthyer jo ne cfare jemi kthyer. Nuk eshte se Shqiperia ishte Gjermani dhe erdhi Rama na ktheu ne Kolumbi, jo. Ishim tanzani me gjithe rrespektin per Tanzanine por si ne dhe ata te varfer, pra ishim Tanzani dhe u kthyem ne Kolumbi, seshte ndonje hata e madhe. Problemi eshte gjetiu pra Shkullak. Eshte tek uzurpimi i vendit nga nje elite e tere e pa moralshme, zullumqare, me nje ideologji ku rafsha mos u vrafsha qe parapelqehet nga neo liberalet e evropes dhe mbeshtetet prejt tyre. Fakti qe ne jemi te varfer per 27 vjet dhe akoma enderrojme te largohemi nga Shqiperia tregon qe kjo rruge qe kemi mare perfundon vetem ne humnere. C’rendesi ka Tahiri e droga pastaj, pak rendesi ka a shkojme te merzitur apo “high” si balone tauke ne humnere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *