• |
ide | kryesore

Nis vettingu, i pari që kalon në ‘sitë’ kreu i Gjykatës Kushtetuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Procesi i vettigut ka nisur zyrtarisht. Lajmi bëhet publik nga Top Channel.

Të parët që do t’i nënshtrohen këtij procesi janë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me në krye Bashkim Deden.

Nuk dihet se sa do të zgjasë ky proces. Gjyqtarëve do t’u skanohet pasuria dhe pastërtia e figurës.

Në sitën e organeve të vettingut do të kalojë edhe pasuria e familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ‘koka të prera’ nga vettingu në trupën e kësaj Gjykate, të cilën Kryeministri Rama e ka cilësuar si të vetmin institucion ku mund të hysh me kokën lartë.

© LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *