• |
ide | kryesore

Për të qeshur/ Hysaj i derdh kafen Insinjes, ai e shan napolitançe (VIDEO)

Arkiva, F1, Sport



Elseid Hysaj dhe Lorenco Insinje janë bërë pjesë e një skene mjaft humoristike që po bën xhiron e internetit. “Incidenti” është shënuar përpara takimit të Napolit ndaj Xhenoas. Futbollistët kishin zbritur në fushë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin. Italiani Insinje kishte marrë me vete një kafe dhe po e pinte i qetë, por mbrojtësi shkodran ka prishur gjithçka. Italiani ia ka kthyer napolitançe duke përdorur frazën fyese: “a bucchin e mammt” që është një sharje nga nëna. Por Hysaj e ka kaluar këtë moment duke qeshur pasi siç dihet, Insinje është një nga miqtë më të mirë të shqiptarit te Napoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *