• |
ide | kryesore

Përfundon pas 2 orësh kontrolli i shtëpisë së Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



4 agjentëve të Policisë Gjyqësore iu deshën gati 2 orë për të bërë kontrollin e plotë të shtëpisë së Saimir Tahirit. Nuk dihet se cili ka qenë synimi i “vizitës” që urdhëruan prokurorët për oficerët e Policisë Gjyqësore, pasi Tahiri ka qenë i informuar prej ditësh për kërkesën e prokurorisë. Nëse ish ministri do të kishte pasur në banesën e tij ndonjë objekt, material apo çfarëdo sendi që e rëndon pozitën e tij si i akuzuar për lidhjen me Habilajt, është e qartë se kjo do të ishte zhdukur. Tahiri do të ishte arrestuar, nëse Partia Socialiste nuk do ta kishte mbrojtur nga prokuroria. Ai akuzohet për trafik narkotikësh, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas akuzës, Tahiri garantoi paprekshmërinë e bandës së Habilajve, të cilëve iu mundësua trafiku i drogës drejt Italisë për 4 vjet që ai ishte ministër.© Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *