• |
ide | kryesore

Tahiri i shpëton burgut, por çfarë thonë mediat e huaja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk kanë munguar edhe komentet në mediat e huaja. “Trasitions Online” shkruan se deputetët shqiptarë e refuzuan kërkesën e prokurorisë për të arrestuar deputetin socialist duke shtuar se nuk kishte mjaftueshëm prova për ta ndaluar atë. Në shkrimin në fjalë tentohet të hidhët dritë edhe mbi shkarkimin e Tahirit si ministër të Brendshëm duke e lidhur atë me çështjen e kanabisit.
“Rama e shkarkoi Tahiirin nga pozicioni i tij si ministër i Brendshëm në Mars në një rifreskim të kabinetit gjatë një krize politike përballë sulmeve të opozitës për lidhjet e qeverisë me kanabisin. Tahiri u rizgjodh deputet në qershor. Shqipëria është nën presion nga BE dhe partnerët ndërkombëtarë për të goditur kultivimin e marijuanës dhe trafiqet”. – shkruan ajo. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *