• |
ide | kryesore

Vëzhgimi pas deklaratave/ A janë amerikanët me Ramën?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në fillim të kësaj jave ish kryeministri Berisha në një intervistë në “Studio e hapur” befasoi me një deklaratë të çuditshme. Duke iu përgjigjur pyetjes se përse nuk po flet ambasadori Lu dhe diplomatët e tjerë për skandalin e përgjimit Habilaj – Tahiri, Berisha tha se ndoshta është më mirë që të mos flasinë se disa prej tyre po folën do të mbrojnë Edi Ramën.

Ndërsa sot, pas prononcimit të Donald Lu, kryeministri ka nxituar ta falenderojë duke lënë imazhin se mesazhet e Uashingtonit ishin në favor të tij. Shprehja konfidenciale “Faleminderit Don” e përforconte këtë synim.

Atëherë pyetja që shtrohet është: a duhet lexuar prononcimi i Lu, si një mbështetje për Ramën?

A është ai në të njëjtën linjë me atë që tha dje nga Prishtina eprori i vet në Departamentin e shtetit, që gjithashtu u interpretua si shumë pro qeverisë?

Po të shihen me kujdes të dy mesazhet, ato kanë tone neutrale. Pak a shumë për Tahirin, Lu thotë se nuk e di nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Ai shton se “e drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike” duke u përpjekur të shfryje yryshin e PD-së. Edhe Hoyt Brian Yee mbrëmë foli në të njëjtën linjë. Thebi i intervistës së tij se: “Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin” mund të interpretohej në dy mënyra. E para se Tahirit po i bien në qafë kundërshtarët ngaqë ka qenë njeri i afërt me Ramën dhe eksponent i PS-së, por ai mund të shihet edhe në anën tjetër, që Tahiri si deputet nuk mund të mbrohet si një njeri mbi ligjin.

Pra nëse nxirret një konkluzion, ai është se edhe Donald Lu edhe eprori i tij në Uashington, Hoyt Brian Yee, kanë lëshuar mesazhe neutrale.

Por këtë moment ky neutralitet dhe barazlargim mes palëve i intereson Edi Ramës. Kryeministri, të cilit i ka dalë në përgjimet italiane të trafikanëtëve ministri i vet më i afërt, shhefi i ekzekutivit që i janë vërtetuar akuzat që media dhe opozita bën prej katër vitesh, se qeverisja e tij është e lidhur me trafikanët, nuk mund të presë asnjë bonus më shumë sesa neutraliteti.

Me sa duket ShBA po luan të njëjtën lojë të parë edhe më herët kur e etiketoi Berishën “Burrë shteti” pasi kishte vrarë 4 njerëz në bulevard. Ata donin ta “përkedhelinin” për të mos prerë çdo urë me kryeministrin, në mënyrë që ai mos pengonte edhe më tej hetimet e asaj që kishte ndodhur. Pas kësaj hipoteze vjen edhe një e dytë. Megjithëse e dinë se gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria është zhytur në krim (4 klane dhe 20 familje i thanë vetë amerikanët), ata nuk duan që nga kjo të përfitojë opozita. Dhe prandaj bëjnë një lojë të barazlarguar deklaratash.

Të dyja qëndrimet e së mërkurës dhe së enjtes nuk mund të lexohen literalisht. Nga ato nuk pritet thënia e së vërtetës. Ato më shumë janë qëndrime taktike.

E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se përtej oqeanit, ende nuk kanë vendosur ta shesin Ramën, ashtu siç shpresonte ndokush pas shpërthimit të rastit Tahiri.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. Andi e paska harruar ate fjaline tjeter te Yee: mbeshtesim plotesisht prokurorine dhe gjykatat, ashtu sic mbeshtesim edhe qeverine QE JEP SHEMBULLIN… edhe nje i klases se pare e kupton qe kjo nuk eshte fare neutrale por eshte nje shuplake per qeverine.

  2. Sa per PD-ne dhe argatet e saje gazetare e opioniste Rama nuk do te kishte fituar as zgjedhjet 2013-ten se lere keto te fundit madje vetem duke ju shkaktuar katastrofen me te madhe kundershtareve.Ende pa filluar qeverisjen qeveria e pare e Edi Rames kane filluar akuzat e sulmet.Ishte vertete termet per Berishen dhe tarafet e tij dhe gjithe ata aargate te medias dhe te institucioneve qe hanin pa meshire ne lugun e Berishes e ne kurriz te popullit.NUk lane akuze pa bere e intrige pa perdore dite per dite e nga disa here ne dite ne vazhdimesi per kater vite.Berishen,Bashen dhe klanet e tyre mediatike Shqiperia qe nga dita kur humben pushtetin iishte e kapluar nga krimi,varferia,tmerri dhe sa nuk pelciste dhe nuk vershojshin lumenje protestuesish nga gjithe Shqiperia per te rrezuarmeduzen, kryemafiozin,kryekriminelin dhe shkaktarin e gjitha te te kqijave Edi Ramen.Kater vjete dite perdite trumbetohej fundi i kryeministrit dhe qeverise se tij.Revolucioni demokratik ,si rrebesh do e shperlante ,madje do e ngrehte zhag e do e mbyste ne Lane.Nga Ramastani e deri tek Qadra per kater vite pa pushua asnje dite me tamtame e bojkote perdite akuza, sulme ,etiketime nga politikajt dhe opinionistet dhe gazetaret e Berishes e Bashes ,nga te njejtit qe edhe sot, kur Rama ka filluar mandatin e dyte me PS-ne te veteme ne pushtet, i fryjne te njejetes melodi si ne fillimin e madatit te pare dhe vazhdojne pa nderprere fushaten e luftes per pushtet thuase nuk pati zgjedhje vetem para tre muajsh dhe perkuder gjithe atyre akuzave e ulurimave nuk pesuan humbjen katastrofale duke rene ne minimumin historik te mandateve.
    Habitet njeriu me keta si Berisha,Basha,Spaho, e me politikajt qe ua eshte shtere zeri duke thrritur e genjyer qytetaret aq sa askush ma nuk u beson dhe nuk i ndjeke pos militanetet fanatike .Si eshte emundur qe nuk shohin njehere se Qeveria dhe qeverisja kurre nuk ka qene me stabile dhe se nga aletet tane nderkombetare Rama po merre vetem perkrahje dhe inkurajim te vazhdoje me reforma dhe thellim te demokrtatizimit dhe luftes kunder korrupcionit dhe krimit .Si eshte e mundur qe keta “opinioniste e gazetare qe nuk prane gjate gjithe mandatit te kaluar akuzat e sulmet ndaj seciles reforme po vazhdojne edhe tani te njejtin avaz duke parajmruar per dite stuhi ne gote sepse nuk ka ere as shterngate askund ne horizont.Degjuat ambasadorin ndihmes sekretarin e SHBA-ve, qe jep vetem perkrahje dhe inkurajim qeverise.Edhe bota po habitet me opoziten shqiptare e ju vete nuk ndryshoni asgje ne taktiken opozitare vetem ndillni bojkote e revolucione.Ju nuk e keni kuptuar se gjithe ajo drame e stuhi qe paralajmroni eshte vetem brenda kokave tuaja te semuara nga etja per pushtet .Shterngata ,rrebeshi dhe vershimet jane vetem brenda jush ,brenda kokave te politikes tashme te vjeter dhe te tejkaluar dhe te argateve te mediave e kete e shihni me se miri ne intervistat e dashes Berisha-Basha dhe ne disa emisione si shembull me eklatant po sjelli Ylli Rakipin me analistet si Lubonja e Bushati ne Te paekspozuarit.Intrigat e disa te ashtuquajturve gazetare investikativ ,per afera e kumte .Eshte vertete apsurde te paralajmrohen renje qeverie e shterngata tani kurqeveria dhe shqiptaret nuk kane qene kurre me te qete dhe te sigurt ne rrugen e integrimeve dhe prosperitetit.Kjo eshte edhe porosia qe del nga dekleratat e funksionareve te SHBA-ve dhe me siguri opozita do te sulmoje tani dhe kerkoje te rrexoje edhe qeverine e SHBA-ve dhe aleateve Europian ashtu si beri nga qadra.

  3. Amerikoni ju rras Karin bythes politikanve ,mediatiksave dhe oligarkeve shqiptare pa dallim bindjeje politike.

  4. Do te thoja qe deklarata Amerikane lexohet ne fjaline e pare;drejtesia ne kohen e diktatures denonte njerzit nga politika,kurse keto 27vjet ka lene politikanet e korruptuar pa ndeshkuar.Pra behuni gati o politiqen se ka mbrrit ora:tha Luja.

  5. Do te thoja qe deklarata Amerikane lexohet ne fjaline e pare;drejtesia ne kohen e diktatures denonte njerzit nga politika,kurse keto 27vjet ka lene politikanet e korruptuar pa ndeshkuar.Pra behuni gati o politiqen se ka mbrrit ora:tha Luja.

  6. LU E LY SI MAO CE DUNI E QU EN LLAJI,rama e tahiri si enveri e mehmet shehu.popullin e grin e ben kafsh qe me bar e ruanin tash rama ju ruan me lesh negjmije ne kokain e kanabis partie.sidomos ketij i pa emer i pelqen leshi i negjmijes ne brek gjelili e jastek griselde me kokain e kanabis perzjer sa negjmija nuk mund te prodhoj aq,e si ti dal leshi te gjithve si ky i pa emer kur ka edhe anonimus,laraska,gr,astrit,etj krymba konkurent.

  7. LU E LY SI MAO CE DUNI E QU EN LLAJI,rama e tahiri si enveri e mehmet shehu.popullin e grin e ben kafsh qe me bar e ruanin tash rama ju ruan me lesh negjmije ne kokain e kanabis partie.sidomos ketij i pa emer i pelqen leshi i negjmijes ne brek gjelili e jastek griselde me kokain e kanabis perzjer sa negjmija nuk mund te prodhoj aq,e si ti dal leshi te gjithve si ky i pa emer kur ka edhe anonimus,laraska,gr,astrit,etj krymba konkurent. i pa emer tash e pash se emri yt ka shkuar si postues ,ndjes.ari e postoi te paren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *