• |
ide | kryesore

Buxheti i vitit 2018, 94 milionë dollarë pagesa për kontratat e koncesionet

Arkiva, Lajme, Të fundit
qeveriaaaaa.jpg



Qeveria publikon për herë të parë faturën e të gjitha kontratave të koncesioneve të dhëna në vend si nga qeveria aktuale, dhe ato të mëparshmet, kontratat e reja që do jepen në 2018 dhe koston e buxhetit për koncesionet.

Vlera e të gjitha kontratave të koncesioneve të dhëna deri tani dhe ato që parashikohen të jepen në 2018 arrin në shifrën e 661,5 miliardë lekëve apo në vlerën e 6,6 miliardë dollarëve. Vetëm vlera e kontratave ekzistuese arrin 500 miliardë lekë apo 5 miliardë dollarë.

Referuar relacionit të buxhetit 2018, konkretisht vlera e kontratave ekzistuese me koncesion është 504,877,137,243 lekë apo 5 miliardë dollarë. Për 2018-n qeveria parashikon edhe 8 kontrata të reja me vlerë 156,717,120,000 lekë apo 1,5 miliardë dollarë.

Vitin e ardhshëm do të nisin zbatimin edhe 8 kontrata të tjera me vlerë 1,5 miliardë dollarë. Kostot e buxhetit të ri për kontratat e koncesioneve do të jenë 94 milionë dollarë. 

156,717,120,000 lekë apo 1,5 miliardë dollarë është totali i vlerës së kontratave të koncesioneve që parashikohen të jepen në 2018-n për sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe ndërtimit të rrugëve.



2 Comments

  1. ne si qeveri nuk kemi aftesi qe te modernizohemi direkt. kjo vjen edhe per shkak te abuzimive qe eshte bere nga qeveria e kaluar po njs. duke qene se skemi fuqi ather do detyrohemi qe te kontraktojme kompani te huaja per te marre keto sherbime. se hem me i bo koncesionet e hem me mos i bo. kur i ben thua qe ka kosto tlart, kur nuk i ben thua qe qeveria spo ben asgje, praktikisht po rri kot. sdi se si te sillesh me kete popull

  2. praktika e koncesioneve eshte nje model i ndjekur nga shume vende te bashkimit europian e vende te tjera nje emnyre per te rritur investimet dhe ulur kostot , buxheti i shtetit ne pamundesi per te perballuar investimet ne infranstrukture, shendetesi etjjperdor shume mire nje praktike qe ka sukses per te ritur investimet e reja qe vendit i nevojiten kaq shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *