• |
ide | kryesore

(FOTO) Dhurata “me spec” që Çani i bëri Ramës LIVE

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër muaj pasi Arian Çani i dha një timon Edi Ramës, pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit, sot, sërish live në emisionin “Zonë e Lirë”, moderatori dha një airbag.

Airbagu ishte e vetmja pjesë që i mungonte timonit që Çani i dha Ramës në qershor. Teksa i dorëzoi timonin, që Rama e kërkonte medoemos figurativisht në fushatë, Çani i tha se pjesën e Airbagut e kishte shkëputur, pasi Ilir Metën dhe LSI-në nuk i kishte më në koalicion.

Sot, Rama është i vetëm në qeveri. Timonin nuk ia prek më njeri.

Teksa i dhuroi dhe airbagun para pak minutash në emision, Arian Çani i tha Ramës se në kohë të tilla përplasjesh një mburojë si kjo i duhet. Rama, në dukje i pashqetësuar, pretendoi se Çani i dha vetëm një njohuri të re për makinën. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *