• |
ide | kryesore

Gazetarja: Edi Rama e ka ditur për drogën, e gjithë kupola e Policisë së Shtetit ka heshtur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri të vendit i vijnë herë pas here raporte nga Shërbimi Informativ Shtetëror për trafikun e drogës”– u shpreh Klodiana Lala, gazetare e kronikës në News24, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke shtuar se Rama është i mirëinformuar për çdo veprimtari kriminale.

Çdo ditë në zyrën e kryeministrit, vijnë komunikime nga Ministria e Brendëshme dhe nga SHISH. Kjo e fundit, ka bërë raporte për qytetet si: Vlorën, Tepelenën, Gjirokastër dhe këto raporte i kanë vajtur, Nishanit (kur ishte president), Ramës, Policisë së Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Rezulton që numri i referimeve nga policia është një numër shumë i vogël që i janë çuar prokurorisë, ndërkohë që SHISH vetëm brenda javës ka dërguar 20 raporte, ka pasur raport për 20 pista avionësh. Ka pasur emra konkretë nga SHISH për emra që ishin pronar parcelash, por edhe emra policësh. E gjithë kupola e Policisë së Shtetit ka heshtur nga kjo situatë. Ofiecerët e policisë merrnin 30 deri në 40 perqind, nga kanabisi.”– u shpreh Klodiana Lala.

Gazetarja e News24, u pyet edhe për grupet krininale të Vlorës,.

Vlora ka numrin më të lartë të grupeve kriminale. Mosi Habilaj flet në përgjime, edhe për fikjen e radarëve . Por ka në hetim edhe tre grupe të tjera. Në ditët në vijim, Prokurorët e Krimeve të Rënda, do të shkojnë në Ministrinë e Brendshme, për të marrë të dhëna për radarët.” – shtoi më tej gazetarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *