• |
ide | kryesore

“Taksi e lirë 2”/ Seks tresh dhe kokainë për 50-150 euro, si ushtrohej prostitucioni tek Tregu Elektrik

Arkiva, Lajme, Të fundit
auto_auto-prostitution1438970434_1490179434-42266291490179560.jpg



Policisë së Tiranës njoftoi dje se në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Taksi e lirë 2”. Këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme, pasi kishin ngritur një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.

Për çdo vajzë që iu ofrohej për seks klientëve, grupi merrte një pagesë që varionte nga 50 – 150 euro. Burime nga grupi hetimor thanë dje se klientë të grupit të prostitucionit ishin edhe persona “Vip”, njerëz të biznesit e punonjës të administratës.

Ndërsa përveç prostitucionit, në hotelin ku ushtrohej kjo veprimtari, konsumohej edhe lëndë narkotike e llojit kokainë. Në momentin kur Policia ndërhyri për arrestimin në flagrancë, gjeti një vajzë që ushtronte prostitucion me dy klientë njëherësh, si dhe një sasi kokaine.

Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si hoteli pranë kryqëzimit të ‘Tregut elektrik’, në pronësi të shtetasit A. Ndoja” – u shpreh dje Ardi Veliu.

Në këtë grup janë rekrutuar edhe vajza të moshave 18-vjeçare, studente në Tiranë. Ato rekrutoheshin lehtësisht nga 26-vjeçarja Albina Kasaj. Madje, kjo e fundit shfrytëzonte edhe disa nga shoqet e saj.

Çmimet më të larta nga klientët, mësohet se ishin për vajzat mbi 25-vjeç, të cilat konsideroheshin nga organizatorët e grupit se kishin eksperiencë. Shtetasit e mësipërm thonë burimet, e ushtronin aktivitetin edhe në disa hotele të tjera në Tiranë, por që më së shumti në hotelin tek zona e “tregut elektrik”. Vajzat të cilat janë shoqëruar në polici, janë shprehur se e kryenin me dëshirë këtë punë, pasi gjendja e tyre financiare ishte e dobët dhe nuk mund të gjenin një punë tjetër. Ky grup kishte rreth një vit që funksiononte, ndërsa të ardhurat ishin mjaft të larta. Sipas policisë, organizatorët e grupi u shërbenin klientëve edhe kokainë, në mënyrë që fitimi të ishte më i lartë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *