• |
ide | kryesore

Këta janë 8 drejtorët e burgjeve të shkarkuar nga Ministrja e Drejtësisë sot

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një fortunë të vërtetë ka shkaktuar sot Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo, në një dalje për mediat lajmëroi shkarkimin nga detyra të 8 drejtorëve të burgjeve në vend. Ky vendim erdhi për abuzime me detyrën, ndërkohë që disa prej tyre figuronin edhe të dënuar.

Shkarkim nga detyra e drejtorin e Burgut të Lushnjës, të burgut të Peqinit, të drejtorit burgut të Tepelenës për shkelje administrative, të drejtorit burgut të Sarandës dhe figuron si i dënuan më parë, drejtori i Beratit. Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin. Nuk do te tolerojme abuzimin me detyrën”, tha ajo. Mes të tjerash Gjonaj pohoi se 6 prej këtyre rasteve akuzon se fusnin lëndë narkotike nëpër burgje. “Ata akuzohen për shkelje te perseritura te rregullores ne burgje, mosmarrje e masave per ushtrim te dhunes, emerime ne kundershtim me ligjin, mosmarrje e masave per korrupsionin”, – tha ministrja.

SHKARKIMET:
Shkarkohet nga detyra kreu i burgut Rrogozhinë
Shkarkohet drejtori i burgut në Lushnje
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Peqin
Shkarkohet drejtori i burgut në Sarandë
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Berat
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Durrës
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Lezhë
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Tepelenë



11 Comments

  1. Kemi degjuar pafund per padrejtesite dhe rryshfetet e pafunda qe marrin kta drejtore . Pak drejtesi askujt si ben keq . Ministrja mori guximin qe te gjith prisnim .

  2. Epo mir e beri me ne fund i kane vajt fjalet e ketij populli ne vesh dhe pushoi kta te pafyryret qe skane lene dy gur ne nje vend . Ju falenderojme ministre , se tani po na kenaqet syri me drejtesi .

  3. Duket qe eshte nje zonje qe punon dhe dalengadale po perpiqet te sitemoje te gjithe gjurulldine qe kane bere me perpara per perfitime personale te paligjshme.

  4. Ne duam pune te vazhdueshme dhe te kene efektivitet se na mbyten hajdutet neper drejtori se nuk e lene dot postin pa e perlyer me llumin e interesit te tyre.Aq mir ua ke ber sa nuk po mbledh dot veten nga gezimi per kete lajm

  5. shkarkime mese te merituara per keta abuzues te ligjit.me ne fund nje gje e drejte.te gjith duhet te merni ate qe meritoni.pune shume e mire po behet.

  6. Se mos ka vetem ata shqiperia per te pastruar,po shyqyr qe filloi kjo me kete nisem ne menyre qe kush punoi si duhet te shperblehet por ai qe shperdoroi detyren te marr ate qe meriton

  7. gjithe keto shkelje qe paskan bere .e meritojNe vertet te denohen se jane bere bajat.nuk duhet te kete me emerime te tilla me baza poltike.njerezve duhet tu jepet mundesia te konkurrojne per te dituar vendin e punes denjesisht.

  8. Aq eksperience negative kemi per burgjet dhe per punen e ketyre hajduteve sa tani qe po degjojme keto lajme me behet qejfi shum qe po crrenjoset drejtesia nga keta lloj gjakpiresash.

  9. Erdhi koha per nje shtet te drejte dhe jo per nje drejtesi sa per emer dhe qe te funksionoje kjo duhet te emerohen njerez qe ja vlejne vertet ne krye te tyre.E ku ka me mire se sa te behet me konkurs nje emerim i tille ku me i miri do te marr postin qe meriton .Nje epoke e re duket se po vjen per te pasur me ne fund drejtesine qe duam dhe institucionet te funksionojne me se miri.

  10. Po bej ankesa populli per ta dhe per punen e tyre e nuk e degjonte njeri me pare. Shyqyr me ne fund po behet nje pune si duhet se keta qe marrin pushtetin e nuk nxjerrin qimen nga qulli duheshin eleminuar me kohe

  11. Rilindja me shkarkimet gjithe buje, te iken te gjithe drejtorat e hipotekave, spitaleve, burgjeve, agjensive nen moton e ndryshimit, keta tani e moren pushtetin apo e kishin se spo e marrin vesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *